• |
ide | kryesore

Vanessa Bryant: Si e zbulova lajmin e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës

-Instant, Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e  basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, Vanessa ka folur së fundmi për vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Në një intervistë, Vanessa ka treguar se lajmin për ndarjen nga jeta e ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”.”Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe’. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time” u shpreh Bryant. Gjithashtu ajo zbuloi se do të padisë Departamentin e Sherifit të Los Angeles për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë pasi oficerët kanë shpërndarë fotografi nga skena e aksidentit.Kobe vdiq në janar 2020 në moshën 41 vjeçare së bashku me vajzën e tyre 13 vjeçare Gianna, pas një aksidenti me helikopter që vrau gjithashtu shtatë të tjerë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *