• |
ide | kryesore

Video/ Milan i pandalshëm nga Torino: granatat i hedh në ‘erë’ Giroud

-Instant, F1, Sport, Video



Milan vazhdon të fitojë, edhe pse jo pa vështirësi, kundër një Torino që bëri jo pak rezistencë. Për ti dhënë shkëputjen skuadrës së Piolit në krye të renditjes mendoi Giroud. Java e dhjetë e Serie A është hapur në fakt me suksesin me përmbysje të Salernitanës ndaj Venezias dhe me barazimin 1-1 mes Spezias dhe Genoas.

MILAN 1-0 TORINO
Fitore minimale për Milanin në javën e 10 të Serie A: në San Siro, kuqezinjtë mundën Torinon 1-0 falë golit të Giroud në minutën e 14, duke u shkëputur në krye të renditjes. Lojë me shumë pak raste shënimi nga të dyja anët dhe e zhbllokuar nga francezi në zhvillimet e një goditje këndi. Giroud u tregua gati në shtyllën e dytë, në goditjen e Krunic. Reagimi i Torinos çoi vetëm në një traversë rokamboleske në minutën e 85′ me Praet. 28 pikë për kuqezinjtë e Piolit, që vazhdojnë të jenë të pamundur, ndërsa granatat janë të 13 me 11 pikë.

SALERNITANA 1-2 VENEZIA
Në Penzo, Salernitana ka arritur të imponohet me përmbysje 2-1 kundër Venezias: Bonazzoli (61′) dhe Schiavone (95′) iu përgjigjen avantazhit të Aramu në minutën e 14 për lagunarët, që luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 67′ për shkak të kartonit të kuq të Ampadu. Salernitana parakalon Cagliarin, duke lëvizur nga vendi i fundit dhe me 7 pikë i bashkohet në renditje Genoas. Venezia në anën tjetër është e 16 me vetëm një pikë më shumë.

SPEZIA 1-1 GENOA
Genova rrëmben një pikë të vlefshme në fushën e Spezias, së cilës në minutën e 86 iu mohua një fitore e mundshme, pa mundur të kalojë përtej 1-1. Në Picco, pak raste në pjesën e parë, me ndeshjen që u ndez sidomos në pjesën e dytë. Vendasit ishin afër avantazhit në minutën e 57, kur Gyasi goditi shtyllën me një diagonale të saktë, por më parë shënoi skuadra e Mottas në minutën e 66: pas goditjes së lirë nga Salcedo, ishte Colley që kaloi Spezian në epërsi, duke shkaktuar autogolin e portierit Sirigu. Në fund erdhi edhe barazimi i kuqebluve: Provedel rrëzoi Caicedon në zonë dhe Criscito, nga pika e bardhë, vendos rezultatin në 1-1 në minutën e 86. Spezia dhe Genoa fitojnë një pikë dhe ngjiten në 8 dhe 7 pikë respektivisht.

Serie A Italy
Spezia 1-1 Genoa
Venezia 1-2 Salernitana
AC Milan 1-0 Torino



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *