• |
ide | kryesore

Angli/ Shqiptari masakron për vdekje rumunin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar në Angli ka vrarë me thikë një 43-vjeçar nga Rumania. Ngjarja ka ndodhur në Birmingham dhe sipas mediave britanike, viktima është Marian Savu.

Rumuni thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi në Birmingham. Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një person tjetër.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Shqiptari e ka ndjekur 43-vjeçarin rumun, duke e qëlluar disa herë me thikë. Pas krimit, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij.

35-vjeçari shqiptar u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *