• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Zbulohet strategjia dhe hapat e ardhshëm që do hedhë Berisha

-Instant, Kryesore



Ndonëse në lëvizjen e “Foltores” sekreti i hapave që do të hidhen në të ardhmen ruhet me fanatizmin e një të fshehte shtetërore, Lapsi.al ka arritur të marrë vesh një pjesë të strategjisë që Sali Berisha ka ndërmend të ndjekë në të ardhmen. Deri më tani firmat e mbledhura të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar thuhet se kanë mbërritur rreth katër mijë, pra më shumë se gjysma, ndërkohë që mjafton 1/4 e nënshkruesve për ta mbledhur atë, edhe kundër vullnetit të kryetarit dhe kryesisë së partisë.

Lexo me tej:

3 orë mbledhje/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk do të bunkerizoj PD-në

Vetë Berisha njoftoi se gjatë kësaj jave do të bëhet e ditur edhe data kur forumi më i lartë kësaj partie mendohet të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Një burim prenda lëvizjes tha për Lapsi.al, se ajo mendohet të jetë në 11 dhjetor, pra në ditën e themelimit të partisë së parë opozitare në vend.

Ndërkohë duke pritur këtë datë, nënshkrimet e mbledhura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të depozitohen zyrtarisht në selinë e PD-së për t’u verifikuar. Këtu duket se do të nisë edhe beteja reale e procedurave. Nisur nga fakti se Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se, për sa kohë të jetë ai në krye nuk do të lejojë mbledhjen e një kuvendi anti amerikan, mbështetësit e tij do të përpiqen të gjejnë kleçka për ta quajtur këtë nismë si të paligjshme.

“Ata kanë dy rrugë, ose duke thënë se nënshkrimet janë të pasakta, pra se ata që kanë firmosur nuk janë anëtarët realë të Kuvendit, ose duke u kapur pas neneve të statutit, të cilat i interpretojnë në mënyrë të shtrembër, duke thënë se pa miratimin e kryetarit apo të një grupi pune që drejton Kuvendin dhe që duhet aprovuar prej tij, mbledhja nuk mund të mbahet”, tregoi burimi ynë.

Berisha: Basha ka vendosur të qëndrojë në opozitë si zjarrfikës

Por sipas tij, masat janë marë në këto drejtime: “Ne kemi arritur të sigurojmë listat zyrtare të vulosura ku figurojnë anëtarët e KK. Aty figurojnë emër për emër të gjithë. Ata janë kryetarë dhe sekretarë grup seksionesh që në zonën e tyre i njeh komuniteti. Askush nuk mund ta vërë në pikpyetje legjitimitetin e nënshkrimit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër, pretendimi se dikush më lart se forumi më i lartë i partisë mund të vendosë për mbledhjen ose jo të tij, ai është absurd. Mjaftojnë 1/4 e firmave që ai të mblidhet automatikisht”, pohoi ai.

Pra me këtë logjikë do të shkohet drejt 11 dhjetorit, ku nga shumica e forumit të mbledhur do të kërkohet votimi i shkarkimit të Lulzim Bashës dhe hapja e procesit “një anëtar një votë” për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Të martën Sali Berisha e pranoi nga Kavaja se ai do të jetë njëri prej kandidatëve që do ta synojnë këtë post dhe rikthimi i tij në krye të PD-së duket se do të jetë një formalitet, nëse arrin të marrë mbështetjen e kuvendit dhe të miratojë strategjinë e tij.

Berisha konfirmon kandidimin për kryetar të PD pas mbledhjes së Kuvendit

Por e gjithë kjo rrugë ka një problem. Ç’do të ndodhë nëse pavarësisht nga këto, Lulzim Basha sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk e njeh mbledhjen e KK dhe për pasojë as shkarkimin e tij prej tij?

Në këtë rast duket se palët do t’i tregojnë forcën njëra- tjetrës. Mbështetësit e Berishës thuhet se kanë planifikuar që nëse kjo ndodh të organizojnë një protestë para kryeministrisë duke iu drejtuar Ramës me moton: “Çliro pengun na hap selinë tonë”. Pra nënteksti i saj do të jetë i qartë: Basha po e uzurpon godinën e PD me mbështetjen e qeverisë. Vetëm pas kësaj ata do të çojnë njerëz para selisë për t’i kërkuar Bashës të largohet.

“Eshtë shumë shpejt të filtet se çfarë do të ndodhë në dhjetor- tha burimi ynë. Unë besoj se ky demostrim force nga anëtarësia do t’i bëjë shumë deputetë t’i vënë gishtin kokës. Foltorja po u tregon një gjë, se është pothuajse e pamundur të mbijetosh në politikë në kundërshtim me vullnetin e atyre që të kanë zgjedhur. Shikoni si i reagoi Alizoti, Bashës pasi mbështetësit e tij e masakruan kur mungoi në foltoren e Beratit. Kjo do të bëjë që shumë nga deputetët do kalojnë me krahun e fituesve dhe do ta braktisin Bashën, që do të mbetet në fund me një grup besnikësh”, tha ai.     

Por nëse kjo zgjidhje paqësore nuk e merr këtë udhë, çfarë ndodh? Pra nëse Basha arrin të ruajë shumicën e grupit parlamentar dhe nuk e njeh shkarkimin, si do të veprohet? “Ne do të shkojmë përpara me organizimin e zgjedhjes së kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë”, thotë burimi i Lapsi.al.

Pra nuk është çudi që në fillim të vitit që vjen PD të gjendet për herë të parë në historinë se saj me dy kryetarë, një që mban selinë dhe vulën dhe tjetrin të zgjedhur nga anëtarësia. Dhe në fund do i takojë Edi Ramës, qeverisë së tij, organeve të drejtësisë të kontrolluara nga regjimi, të vendosin se kë opozitë do të njohin për legjitime.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. “Dhe në fund do i takojë Edi Ramës, qeverisë së tij, organeve të drejtësisë të kontrolluara nga regjimi të vendosë se kë opozitë do të njohë për legjitime.” Kjo shprehje eshte plotesisht e pasakte. Nese puna mbetet tek Rama, natyrisht ai do doje Bashen si opozite. Kete po e thone haptas ne cdo studio pseudonalistet si Vangjeli apo Haxhiu. Pazaret Rama i ben shume me kollaj me Bashen qe shitet me euro, se sa me Berishen qe kalkulon cdo gje dhe nuk del kurre i humbur nga pazari politik. Por pasaktesia e frazes qendron edhe diku tjeter, nese antaret e PD do zgjedhin Berishen sic edhe po duket qarte se do ndodhe, kush mund ta kundershtoje? Basha me veprimet e tij, cdo dite e me teper po ia shtron rrugen Berishes. Edhe analistet e majte, po bejne cmos qe Basha te jete i urryer nga elektorati i djathte pasi i dalin ne mbrojtje Bashes ne cdo moment. Mbetet vetem Juri Kim qe mund te thoje c’te doje, por nese Gjykata franceze e cileson shpifje te Blinkenit pasi ai nuk do paraqese prova, atehere edhe Juri Kim do shumezohet me zero. Ne fakt, aktualisht shumica e shqiptareve sot, me e pakta, ndjejne neveri per Juri Kim. Nga ana tjeter, Berisha edhe nese zgjidhet kryetar, duhet te kete mandat te perkohshem, pasi deri para pak kohesh mendohej se kishte dhene gjithcka qe mund te jepte per vendin, por koha regoi se paska akoma rezerva. Levizja e tij per te paditur sekretarin Blinken, eshte e jashtezakonshme. Gjyqi do behet ne France bazuar ne faktin se lajmi eshte shperndare ne internet dhe interneti shihet kudo, pra gjykata e ka njohur kompetencen territoriale per te gjykuar ceshtjen. Kjo levizje i ka futur ne hall amerikanet sepse Berisha hapi nje rruge qe s’e kishte provuar askush deri me sot, por neser do krijoje probleme me te gjithe politikanet e shpallur non grata. Pra shpallja non grata nuk do jete me nje arme e fuqishme ne duart e ushtarit te ushtrise popullore amerikane. Ka dicka te vecante Berisha, mund ta urresh sa te duash, por nuk mund te mos e admirosh si politikan. Jane shume te pakte politikanet ne planet me aftesite e Berishes. Bashes i ka mbetur vetem nje mundesi, te ndaloje percarjen e opozites dhe t’i bashkohet Berishes si ushtar i thjeshte me pretendimin per te milituar ne ndonje nga grupseskionet e PD ne Tirane. Ne te kundert… nje Zot e di se c’mund t’i ndodhe. Kryeministri zor se mund ta shpetoje se ai ka hallin e vet.

    1. Lum si ti: te ka mbetur ora tek Enver Hoxha (Sali Berisha) dhe pathyeshmeria e tij.

      Lum ti.

      1. Qe te jesh i qarte ti mjeshter i llogoreve, ke te gjithe qeveritaret aktuale qe kane lidhje direkte ose indirekte me Enver Hoxhen. Prandaj mos ver vetem Berishen aty, por edhe te tjere. Por ka nje ndryshim te madh, nese te tjeret jane nen nivelin mesatar (natyrisht aq kapacitet mund te kishin njerezit e Enverit), Berisha ka kapacitet shume mbi mesataren. Bej nje analize te fakteve dhe shikoji gjerat me objektivitet… Apo me fal, harrova, ti mund t’i shohesh vetem te pershkuat nga filli i kuq i marksizem-leninizmit. Mos e bej analizen fare se do te te dali kuq dhr do fillosh pastaj te gjesh armiq kudo.

    2. I paemer 27/10/2021 te 13:10. Ti je ose super idiot kur mendon qe ShBA do te vihet ne siklet nga Saliu ose po tallesh me plakun mere. Jo qeveria amerikane por dhe nje qytetar i thjeshte Amerikan nuk e vret mendjen per vendimet e nje gjykate franceze. Nuk e di nese ne cmendinen tende lejohet te lexosh dhe te kuptosh se si punon bota

      1. Qe te jesh i qarte ti mjeshter i llogoreve, ke te gjithe qeveritaret aktuale qe kane lidhje direkte ose indirekte me Enver Hoxhen. Prandaj mos ver vetem Berishen aty, por edhe te tjere. Por ka nje ndryshim te madh, nese te tjeret jane nen nivelin mesatar (natyrisht aq kapacitet mund te kishin njerezit e Enverit), Berisha ka kapacitet shume mbi mesataren. Bej nje analize te fakteve dhe shikoji gjerat me objektivitet… Apo me fal, harrova, ti mund t’i shohesh vetem te pershkuat nga filli i kuq i marksizem-leninizmit. Mos e bej analizen fare se do te te dali kuq dhr do fillosh pastaj te gjesh armiq kudo.

      2. Ti i ores 14:27 qe je shume i zgjuar na e thuaj pak se cfare mund te ndodhe? Permende Bin Ladenin, por mos harro se njerezit e Bin Ladenit moren pushtetin ne Afganistan (jo ne Vietnam se ka shume kohe) para afro dy muajsh dhr ngriten flamurin e ryre ne US Embassy ne ate vend. Mos harro se Bushi eshte non grata ne shume vende te Europes. Moa harro se Franca ka qene gjithmone kunder Amerikes. Sa per vendimin e gjykates franceze, po ta parashikoj se si do jete. Nese Blinken do paraqese prova kunder cdo dyshimi te arsyeshem, atehere padia do rrezohet. Por nese Blinkenit i mungojne keto prova dhe do paraqese artikuj gazetash apo nuk paraqitet fare ne gjyq, se pari do urdherohet qe ne territorin francez ky lajm te mos shfaqet me, te tjerat varen nga kerkese padia. Gjykata do shprehet edhe per shpenzimet gjyqeaore qe do i ngarkohen gjyqhumbesit. Por duhet te kuptosh dicka o i zgjuar, padia ne gjyq e Berishes, ose do e detyroje sekretarin e shtetit te dergoje perfaqesues ne gjyq, ose nuk do paraqitet fare. Qe ketu autoriteti i sekretarit Blinken bie ne pikiate. Po ju te zgjuarit e sufllaqeve, nuk shkoni pertej pirunit plastik dhe copave te mishti te ngordhur qe i perdoret per sufllaqe.

        1. Hajvan. Autoriteti i Sekretarit te shtetit bie ne pikiate kur e thua ti, se vet ai te ben nje pordhe ty dhe gjithe hajvaneve te tjere qe mbeshtetni nje komunist si Berisha. Diplomacia amerikane eshte sa i gjithe rruzulli dhe jo sa i gjithe fshati ku jetojme ne te gjithe.

          1. Te quajta i zgjuar, pse prezantohesh me emrin e vertete “hajvan”? Mos harro mbiemrin…

          2. Diplomacia Amerikane perbehet nga transeksuale, zezake analfabet dhe nga nje president qe nuk mban mend as emrin e vet. Ik mos na caj karin me kete Ameriken kurce sa dhe ca barinj zbatharak por me zemr Luani ja futen karin ne Afganistan

        2. Bravo për komentin dhe replikat, por ke një difekt të vogël.

          Këtyre idiotëvë që të bëjnë replikë, dhe që ti u përgjigjesh në mënyrë më korekte se sa e meritojnë, nuk meritonjnë as ti shash, e jo më tju japësh argumente, se janë aq debila sa nuk kuptojnë çfarë ti shkruan , por dijnë vetëm të shajnë e të ofendojnë dikë që nuk është në unison me edvinin dhe rilindjen.

        3. I paemer
          27/10/2021 te 15:05 Ska me nevoje per argumenta. E mora vesh qe je idiot i lindur dhe nuk ka ilac qe te shpeton. Mendova ne fillim se talleshe me plakun Mere. Mer me vete ne cmendine dhe shokun tend te paemërin e ores
          27/10/2021 te 20:21 dhe luani tavell gjithe diten dhe beni politiken e Amerikes

  2. Sala do behet kryetar dhe Shqiperia do lulezoje, begatia do te sundoje dhe pastaj Sala do shpallet shenjt dhe Vuçidoli do behet vend peligrinazhi per besimtaret nga gjithe bota.
    Pika ne bythe me gjithe Sali!

  3. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA.

    Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi. Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e Berishësh ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët.

    Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi

    1. SUFLLAQE SHUME DOBET KESAJ RADHE JENI KOMPLET TE CORIENTUAR! MERNI MASA SE SDO KETE ENERGJI ELEKTRIKE NE NENTOR DHJETOR DHE DO NGORDHIM SE FTOHTI!

  4. po ky le te bej PD 2.0 , versionin e vet dmth. sa varikarsa, per mendimin tim te dy duhet te ikin pergjithmon nga PD dhe ti hapin rrugen te tjer personave. jan te dy te konsumuar dhe te djegur per te qendruar akoma ne PD.

  5. “Dhe në fund do i takojë Edi Ramës, qeverisë së tij, organeve të drejtësisë të kontrolluara nga regjimi, të vendosin se kë opozitë do të njohin për legjitime.”

    Mendoj se ky është nje perfundim i gabuar i artikullit. Me te vërtet qe Rama do njohe Bashën si kryetar, por çështja është se nuk i takon atij ta beje atë gjë. Strukturat shtetërore do zbatojnë ligjin i pëlqen apo jo, sepse përndryshe do përballen me protestat masive te drejtuara nga Berisha, që tani ka momentin. Dhe ligji teknikisht është me doktorin. Këtë Rama e kupton mirë, ai nuk do rrezikoj te humbi edhe koken e tij per Bashen.

    Njerzit janë shumë të zemëruar, nje shkëndijë duan, Berisha ka njerzit me vete, prandaj shteti do bëj gabim fatal sikur t’i shkoj kunder. Po le ta provojnë!! 🙂

    Basha ka mbaruar, te bëjë ç’të dojë. Këtë çorbë e sajuan te huajt dhe kështu le ta hane të gjithë tani. Le ti kapin për zhelesh tradhtarët e PD dhe ti nxjerrin përjashta se ashtu e duan parazitët!

    Ruaju nga tufa e tërbuar!!

  6. Un them qe Lyli do ta deshtoj shum shpejt dobicin qe ka ne bark te zene me Edvinin,dhe ne vend te Lylit ftohen patronazhistat te mbarsen me Edvinin qe te pjellin nga nje kelysh te kuq,se na cane trapin ,bejne si te zgjuar sufllaqexhinjte e mutit.

  7. PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

    1. Kur e ke daten per pages nga partia e patronazhisteve senje dit do I vjelĺesh nga hunda se me ne demokratet e foltores qe tani po ju shkon shurra ne jemi dhe patriot dhe ste Falim

  8. Vampiri i Viçidolit kujton se e ka pronen e vet PDne dhe mund te beje çte doje me te,po ik mor plak matuf dhe lere rehat kete popull e kete vend qe i je ngjitur si muti mbas kepuces e nuk i ndahesh,boll te keqija i ke sjelle ketij vendi,boll nena ke veshur me te zeza o doktor vdekja,tani qe tu prek interesi personal u kujtove ti qe Basha eshte i keq,kur vrave Olldashin qe te zgjidhej Basha ishte i mire èèè?!

  9. Siç thotë një shok i imi nga Dukagjini (biznesmen supër i suksesshem) – “dekt ora n’mut”. Demokratëve ju ka vdek ora në mut kur pas 31 vitesh, 13 nga të cilat në pushtet, oferta e tyre më e mirë është prapë Sali Berisha.

    Dy fakte:

    1) Edi Rama paska patur të drejtë që PDja ka qënë, është dhe do të jetë partia e Sali Berishës. Dhe do zhduket kur të zhduket dhe kufoma e Sali Berishës, në varr.
    2) Populli paska patur të drejtë që nuk jua dha votën demokratëve me 25 Prill sepse, siç po shihet qartë, PD ësht parti e Sali Berishës dhe populli e flaku jashtë me 1000000 vota kundër në 2013ën. Oferta e PDsë është Sali Berisha. PDistat e duan, populli mbarë absolutisht jo.

    1. O kokëtul, nuk quhen fakte ato që mendon një idiot si ti dhe shoku yt biznesmen i fuqishëm, apo edvin hajdut, pervers drogaxhiu.

      Fakt është se droga mbillet në gjithë Shqipërinë.
      Tonelatat e kokainës nuk ndalen.
      2 ministra të brendshëm ishin të lidhur direkt a indirekt me trafikun e drogës.
      Parlamenti është mbushur me injorantë e njerëz pa formim arsimor dhe pa dinjitet.
      Taksat janë dyfishuar e më shumë në 8 vjet,
      Çmimet janë rritur po kaq
      ,,,,,, mund të vazhdoj një orë të shkruaj, por nuk ja vlen se je shumë idiot!

      1. @ Vdekje neokomunistëve!

        Ajo çfarë thua ti ha diskutim. Kurse dy faktet që thashe unë, janë fakte, jo opinione.

        Fakti 1 (i përmbledhur): PD është parti e Sali Berishës.
        Fakti 2 (i përmbledhur): Partia e Sali Berishës humbi me 1000000 vota kundër në 2013.

    1. Bythqira jeni ju te Rilindjes dhe kurvat e Sorrosit qe eshte flamurtar per luften e te drejtave te bythqirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *