• |
ide | kryesore

“Erdhëm për të marrë ‘borxhin’”, zbardhet dëshmia e vajzës së biznesmenit të grabitur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, Xhelona ka deklaruar ndër të tjera se njëri prej autorëve i ka pohuar se kishin ardhur për të marrë borxhin që babai i saj u kishte.

“Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllanë dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë: ‘Do marrim borxhin që na ka babai juaj, Nazmiu’”, ka deklaruar Xhelona Çangu.

Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë dhe se ka mundur ta shquajë atë.

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha ‘pusho’. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç.

Në këtë moment personi tjetër i maskuar i tha: ‘Vendose kapuçin more budalla’. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë, e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku”, mësohet të këtë rrëfyer vajza e biznesmenit.

Bazuar në dëshminë e vajzës, skuadra e grabitësve që operonte në ambientet e brendshme të vilës së familjes Çangu dirigjohej nga një person tjetër që i urdhëronte nëpërmjet telefonit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *