• |
ide | kryesore

Familja mbretërore kundër shfaqjes së intervistës së Princeshë Dianës në serialin “The Crown”

-Instant, Paparazzi, Slider



Sezoni i pestë i serialit të suksesshëm të Netflix ” The Crown” thuhet se do të shfaqë një episod të tërë që paraqet intervistën famëkeqe të Princeshës Diana me gazetarin Martin Bashir në programin “Panorama” të BBC-së.
Netflix ka shpenzuar miliona për episodin, sipas tabloidit në Mbretërinë e Bashkuar The Sun, duke cituar një burim të brendshëm që gjithashtu tha: “Për shkrimtarët, martesa e stuhishme midis Charles dhe Di çoi në daljen e saj në Panorama dhe pasojat e këtij vendimi. Ata po bëjnë një investim të madh në këtë”.

Polemikat rreth intervistës së “Panorama” shpërthyen në fillim të këtij viti kur një hetim i pavarur nga Lord Dyson zbuloi se BBC ‘nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij’. Hetimi zbuloi gjithashtu se Bashir falsifikonte dokumente për të marrë intervistën. Ai kërkoi falje, por pohoi se ishte ‘krenar’ për intervistën.
BBC i kërkoi falje bashkëshortit të Dianës, Charles, Princit të Uellsit, djemve të saj William dhe Harry, dukës së Kembrixhit dhe Sussex-it dhe vëllait të saj, Earl Spencer.

Princi William kishte thënë në atë kohë, “Ky program ‘Panorama’ nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të transmetohet më kurrë. Ai krijoi në mënyrë efektive një tregim të rremë i cili, për më shumë se një çerek shekulli, është komercializuar nga BBC dhe të tjerët”.
Princi Harry dhe Meghan Markle në anën tjetër kanë një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix ku çifti do të realizojë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje televizive me skenar dhe seri për fëmijë.
Sezoni i pestë i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me Elizabeth Debicki (“Tenet”) që luan Princeshën Diana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *