• |
ide | kryesore

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me urdhër të Ramës, nuk e ka zgjedhur në listën e deputetëve Klevis Balliun, i vetmi deputet i PD-së që shkonte përditë në ato protesta. Përgjegjësinë për këtë ai ia veshi Lulzim Bashës. Në këtë pohim ka një gjysmë të vërtetë, por duke qenë i ndërtuar në stilin e kulturës së vjetër të manipulimit të njerëzve nëpërmjet të vërtetave selektive, ai nuk ngjit, përkundrazi u shtohet zhgënjimeve që përjetojmë përditë nga politika.

E them këtë, pasi kriza që ka hapur konflikti Berisha – Basha në PD mendoj se duhet shfrytëzuar për të hapur një moment reflektimi të sinqertë me njerëzit mbi problemet e thella të akumuluara jo vetëm tek opozita, por edhe më gjerë në sistemin e mbrapshtë politiko-ekonomik që kemi ngritur. Dhe marrja me gjysmën e “harruar” nga Berisha në historinë e Astirit do të ishte shumë e rëndësishme për këtë. Në pohimin e tij, Berisha ka “harruar” se drama e njerëzve të Astirit – metaforë e dramës që po përjetojnë të gjithë shqiptarët – nuk u gatua vetëm nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri i PS-së, por se ajo ishte pasojë e një megaoperacioni korruptiv ku protagonist ishte oligarku Ulaj, i mirënjohur si mik dhe megapërfitues në kohën e Berishës 2 dhe, po ashtu, se mosshkuarja e njerëzve të PD-së tek Astiri, ashtu sikurse edhe mosfutja në listë e Klevis Balliut duhet t’u faturohet pikërisht lidhjeve të vjetra Berisha – Basha me të dhe jo Ramës. Nuk po zgjatem me historinë që e dinë të gjithë, së bashku me ata që duartrokasin Reformën në Drejtësi, por po e përdor si hyrje për analizën time.

***

Duke shkruar gjatë viteve të fundit mbi gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me sistemin dhe shqiptarët, përpara se të ngulmoja në idenë “më mirë tri banda se një bandë” – që ka mbetur si shprehja më e cituar – kam kaluar nëpër dy faza më optimiste. Ka qenë një fazë kur kam mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet në 2013 jo pse kisha besim se ai do të sillte ndryshim, por me idenë se shqiptarët duhet ta provonin Ramën sa më parë që të bindeshin përfundimisht se edhe ky është pjesë e sistemit në mënyrë që të shpejtonin krijimin e një opozite antisistem. Me këtë ide, më 2015 kam mbështetur lëvizjen qytetare me në krye kandidatin e tyre Bojaxhi për Bashkinë e Tiranës si dhe më pas “Libran” e Ben Blushit.

Duke parë dështimin e Bojaxhiut dhe Blushit, në një fazë të dytë i jam kthyer opozitës së vjetër me idenë (pragmatiste) se për të ardhur në pushteti PD ishte “e dënuar” të godiste edhe sistemin bashkë me Ramën, pasi tashmë ato ishin bërë dy anë të së njëjtës medalje.

Në fakt, opozita provoi të bënte disa akte që u interpretuan si dalje nga sistemi, siç ishte çadra me sloganin “për republikën e re” apo kur la Parlamentin. Por këtu më duhet të sqaroj se me sistem nuk kam parasysh institucionet formale, por “institucionet” informale që qëndrojnë prapa kësaj fasade, që ndryshe i quajmë kapësit e shtetit. Kurse opozita e çadrës dhe e braktisjes së Parlamentit e përqendroi sulmin e vet tek Edi Rama, pa kryer goditje serioze ndaj anës tjetër të medaljes, për shembull pa mbështetur fuqimisht njerëzit e Astirit apo protestuesit e Kukësit, pikërisht për shkak të miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër të sistemit.

Më në fund, duke parë se partia e Ramës po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme pasi grumbulloi rreth vetës të gjithë oligarkët e sistemit dhe mediat e tyre duke rrezikuar asgjësimin e çdo hapësire të mbetur demokratike, kalova në një fazë të tretë kur fillova t’i mëshoj idesë, aspak entuziazmuese, por si alternativa më realiste e mbetur: “më mirë tri banda se një bandë”.

* * *

I përmenda këto tri faza si episode të serialit “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’”, për të marrë në analizë lëvizjen e Sali Berishës, i cili po kërkon kthimin e PD-së në kohët e mëhershme. Pyetja është: në cilin episod të serialit synon të na kthejë Berisha dhe a mund ai ta kthejë filmin mbrapsht apo do të kemi një episod të ri dhe cili mund të jetë ky?

Duke ndjekur foltoren e Berishës, ku bie në sy reduktimi i diskurit te Basha tradhtar si dhe “harrimi” i tradhtisë së “miqve” oligarkë dhe mediave të tyre që i ka rritur, fuqizuar dhe pasuruar kur ishte në pushtet, më rezulton se Berisha kërkon ta na kthejë tek episodi “Më mirë tri banda se një bandë” ose “kthim në pluralizmin oligarkik” duke i vënë titullin “Rikthim në pluralizëm”. Vazhdoj të mbetem i idesë se kjo do të ishte më pozitive sesa gjendja ku ndodhemi. Do t’i uroja sukses Berishës madje, por problemi është se kthimi te ky episod duket thuajse i pamundur dhe një ndër arsyet kryesore lidhet me “tradhtarët”, për të cilët Berisha hesht. Ashtu si PD-ja e Lulzim Bashës, unë i shoh edhe ata si “pengje” të Ramës, në fakt të këtij narkofashizmi ekonomik që e kanë ndërtuar vetë ku partia shtet, oligarkët dhe krimi i organizuar janë bërë të pasfidueshëm, pasi, përveç të tjerave, kanë me vete edhe mbështetjen amerikane.

Në këto kushte, që të kishte sukses, Berisha do të duhej të kthehej në një serial të mëhershëm, të kohës kur u premtonte shqiptarëve se do ta çlironte Shqipërinë nga “baronët e drogës”, “Klani i Zemunit”, “Dukët e krimit”, se do t’u vinte “ruspat” abuzimeve të tyre, se do të godiste mediat e ngritura me “pluhur të bardhë”, se TVSH do t’i kthente fuqinë në shërbim të interesit publik etj. si këto. Mirëpo, siç e tregoi edhe gjysmë e vërteta e Astirit që e përmenda në krye të shkrimit, ai nuk e bën dot këtë jo vetëm për shkak të lidhjeve të vjetra, por edhe sepse nuk do ta besonte kush pa futur në diskurin e foltoreve të tij edhe akuzën ndaj vetë Berishës si “tradhtari” që, kur e kishte në dorë, nuk i mbajti premtimet.

Kuptohet se dialogu i sinqertë me njerëzit mbi këtë çështje mungon krejtësisht edhe në kampin tjetër: atë të Lulzim Bashës dhe të vetëve, të cilëve duket se po mjaftohen me manipulimin e njerëzit nëpërmjet televizioneve dhe fotografive që botojnë me Yuri Kim si dhe me disa propozime ndryshimesh kushtetuese.

Bëhet edhe më dëshpëruese situata kur sheh apatinë apo mungesën e plotë në skenë të aktorëve të tjerë antisistem.

Prandaj, për të qenë realist, them se seriali “Zbritja e Shqipërisë në spiralen ‘krimi ndjell krimin’” me shumë gjasa do të ecë përpara sipas premtimit të skenaristit: “nuk keni parë gjë akoma”. Pa marrë përsipër të bëj profetin, them se episodi i ri do të na tregojë se si Rama, pasi t’ia shkulë të gjithë dhëmbët opozitës me darën e fuqishme që ka në dorë, njëri krah i së cilës janë amerikanët dhe tjetri “tradhtarët”, për të cilët Berisha nuk flet – të dy të interesuar për statuskuonë në emër të interesave të veta – do të vazhdojë të na befasojë me gjëra edhe më “të çuditshme” se ato që kemi parë deri tani, me pasoja edhe më dramatike.

“Panorama.al”



35 Comments

  1. Sa per saktesim tenderin e punimeve tek Unaza nuk e ka Ulaj por Salillari ne mos gaboj.Ndoshta e ka per llogari te Ulajt por zyrtarisht e ka Salillari. Me pjesen tjeter te shkrimit jam dakord. Do apo s’do Berisha nuk ka mbijetese politike jashte sistemit te oligarkise. Kjo eshte gje tashme e mbyllur. Berisha maksimumi mund t’i zgjeroje apo ngushtoje pak hapesirat e lirise ekonomike por nuk mund te permbyse sistemin oligarkik, tani jo me. Eshte 3-4 vjet me vonese. Kostot e parikuperueshme nga nje aksion i tille jane shume te larta. Eshte me e pamundur se permbysja e vendimit te DASH per ta shpall non-grata apo e mbeshtetjes shqiptare per Ameriken. Gjithsesi ka vlera te tjera qe Berisha mund te perfaqesoje.

    1. Salillari ka marre tenderin e ri.

      Tenderin origjinal e kishte fituar firma DH Albania, nje firme e regjistruar ne USA qe kishte paraqitur dokumente fallso, ku ishin te perfshire nenpunes te kompanise se Ulajt, Gener2.

      1. E di kronologjine por fakti eshte qe sot kur mbahet foltora kontraten dhe rrjedhimisht perfitimet e saj te pakten zyrtarisht i ka Salillari. Saktesim qe duhet bere sepse shumica, perfshire mesa duket Lubonjen, mendojne se e ka Generi.
        Te gjithe i dime lidhjet e Berishes me Ulajn por nga ana tjeter duhet thene qe ishte nje deputet i PD-se dhe jo mediat apo gjykatat qe e zbuluan skandalin.

        1. puna eshte qe gener 2 eshte ul ne preher te rames prej vitesh tashme. dhe keshtu duhet te ndodhe sepse do te beje para
          pses duhet me elidh me berishen kur berisha s eshte ne pushtet ?

          gener 2 do i jape leke cdokujt e i jep tender, nuk ka parti ulaj. ka per te bere leke edhe me vucicin.

          jepet pershtypja qe berisha eshte bashkim ulaj

          kjo eshte hamendesim, berisha i ka dhon noi tender, dhe ulaj do i kete dhon ne kembim noi favor apo leke ….

          lidhja eshte ne interes te paster, per me teper sa veta kane pasur intereste berissha dhe i jane ul rames, nanos, metes ao ikan dale kunder direkt

          nuk me duket si argumentm ky i lubonjes

          por do kete noi borxh dhe duhet te beje noi shkrim as mish a peshk ,se e shan por nuk e lejne a shaje bashen plot, noi borxh ku i duhe te beje ekuilibristin mendor… dmth shkrim i dobet duket qarte qe eshte sforcuar

  2. Më vjen keq por lubonja, bushati&co, kanë qenë dhe mbeten antiberishë!
    Nqs do të analizojmë Nanon, Berishën, Metën dhe së fundi Ramën, del që qeverisja e Berishës ka qenë më e përgjegjëshmja, pastaj Meta dhe në fund, biles edhe pas 100 vjetësh, figura më e urryer dhe që i ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme Shqipërisë është edvin Rama.

    Këtë e kupton edhe Lubonja e co.

    Po atëherë si mund të kërkojë LUBONJA & co standarde europiane për Berishën, kur lubonja e pranon vetë se ka mbështetur Ramën në 2013, Bojaxhiun dhe Blushin më pas dhe ka mbetur i zhgënjyer nga zgjedhjet që ka bërë vetë!!! Pra Lubonja në zgjedhjet që ka bërë është gënjyer si një fëmijë filloreje që e gënjen dikush pse është i paformuar.

    Atëherë pse duhet ti besoj retorikës së lubonjës për standarde europiane në një vend që dominohet nga abuzues, dembelë, injorantë e analistë që në rastin më të mirë janë naivë e të paformuar e në rastin më të keq janë të blerë?!

  3. Mos dëmshpërblimin e banorëve të Astirit e vendosi Rama dhe qeveria e rilindur e jo “biznesmenët”, sa për kostot dhe abuzimet gjatë kohës së Berishës km më i shtrejntë ka qenë ai i rrugës së Kombit, ku është e ndërtuar e gjitha duke shembur shkëmbinj, ngritur ura dhe tunele e jo në mes të fushës si rrugët e florinjta të Ramës, në të dy rastet ka patur abuzime por ka diferencë të madhe në sasi dhe %.

    E vërtete që Shqipëria është nën sundimin e Sektik Ramist, Oligarkëve dhe Bandave Kriminale. Por merrni në konsiderate që janë gjithmonë Politikanët ato që vetofrohen të parët, nuk e merr askush rrezikun po nuk pati ftesë. Mos e nënvlersoni faktin se asnjëri prej këtyre Oligarkëve të sotëm dhe Karteleve të Krimit në periudhën e Berishës nuk kishin as 10% të fuqisë që kanë sot me Ramën, po, ishin të pasur dhe kishte banda kriminale por jo në këto lloj nivelesh.

    Na pëlqen apo jo, deri më tani i vetmi që ka guximin të përmendë dhe të përballet me Emrat e Oligarkëve dhe Bandave është Berisha, dhe e sigurte që nuk i ka as frike e as u ka ndonjë detyrim. Kjo është ajo që na duhet këto kohë, një Opozitë e pashantazhueshme dhe që nuk i braktis betejat në gjysëm të rrugës.

    Si politikanë, Basha i ka ditët e numëruara, më pas dhe Rama, më pas edhe Berisha prej moshës…

    1. Berisha jo vetem nuk u permend emrat Manes, Ulajt apo Kastratit, por biles instruktoi partine qe “biznesemenet nuk prekeshin”.

      Te vetmit emra qe permend Berisha jane ato te rojeve te godinave qe marrin 2 mije lekesha ne dore.

      1. Të thuash që të vetmit që denoncon Berisha janë rojet me 2mijleksha tregon që ke pikpamje të realitetit të cunguar.

        Fundja Berisha ka qenë prej 8 vitesh deputet i thjeshtë duke pritur momentin e duhur për te dalë në pension, nuk ka qenë kryetari i Opozitës e as Prokuror e as Gazetar,
        nëse rimerr PD do shihet qëndrimi i tij në lidhje me Traun në Kukës, PPP që kanë marrë të lartpërmendurit, Bandat si dhe çështja e Open Balkan

  4. YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI ARRESTOHEN NGA POLICIA-U KAPEN DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT-VIDEO LIVE NE SKYPE NGA KOL SALLAKU SKYPE SONTE NE REAL STORY thotë:

    NJE PERSHENDETJE PER ZOTIN LUBONJA ,NJE NGA GAZETARET ME ME REALIST DHE RACIONAL NE TROJET SHQIPTARE-POR KY YMER GELBAZA KELLIRA PO E SULMON ZOTIN LUBONJA DHE ZOTI LUBONJA DUHET TE PYETI YMER GELBAZA KELLIREN PSE JA PUBLIKOJ DOSJEN KUR KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN?

  5. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR TE EDI RAMES,LLAPEN NE AT KOHE E MBANTE NE BYTH TE SALI BERISHES-PRANDAJ EDHE ZAGARIN I MBAN GOJA ERE MUT .. thotë:

    zZOTI LUBONJA MOS JA JAP DOREN KOL SALLAKU SKYPE SE EDHE MUNDE TE KETE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE ME YMER GELBAZA KELLIREN OSE OSE FRROK CUPIN

  6. PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

      1. eshte nga ekipi i fuges, eshte lulngrenes 🙂 te ha lulin me nje fjele, ose ose i versulet lulit dhe e shqyen bythen gjak 😀

  7. YMER MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al IK FUTJA LLAPEN NE BYTH SHKELZEN BERISHES SI DIKUR thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT

  8. Disa nga xhevahirët që pushtuan estradën e Berishës dhe do reformojnë PD-në,reagimi i te perdhunuarve shpellkare nga perdhunuesi salih karaxhic berisha

  9. YMER GELBAZA KELLIRA PO JA VJEDH FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE DHE PO MASTUBON NE ZYRE TE EDI RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH E MOS MASTURBO AFER PALLATIT TE MBESES SE BUJAR NISHANIT, YMER TE MBAN GOJE ERE MUT BYTH PRANDAJ NUK TE OFROHET ASKUSH

  10. Boooo, gjith ky artikull per te na thone qe Sala osht bythqim, po qe edhe Luli osht bythqim.

    Gaz Bardhi po se po, osht bythqim prej verteti….. Si tja bojm?

  11. Më së pari për të kuptuar “fillozofinë politike” të Lubonjës me idenë e “tre bandave” që kanë prodhuar “oligarkët”, ai nuk na skjaron se çfarë kupton me fjalën oligark , pasi në formimin e tij majtist, cilido biznesmen që pasurohet me biznesin e tij, është një “kapitalist që zhvat popullin” e nëse flasim për sistemin e tregut të lirë kapitalist që mbështet bisneset, sipas mendësisë së Lubonjës, ky është “sistemi i bandave”.
    Cilësimi si oligarkë për biznesmenët e rij që dolën në vendet lindore, pas rrëzimit të sistemit monopartiak komunist , e pati piknisjen në Rusi.
    Ish Bashkimi sovjetik , si një vend i madh me potenciale të fuqishme ekonomike , kishte korporata të fuqishme industriale ku vlerat financiare shkonin në miliarda euro.
    Veçoj këtu industrinë e naftës e të gazit që pas privatizimeve, u gllabëruan nga ish administratorët komunistë.
    Në pak vite, që në kohën e Jelcinit e veçanërisht me daljen e Putinit, në Rusi , privatësimi i këtyre industrive të fuqishme prodhuan më së shumti në rrugë korruptive bisnesmenë të fuqishëm multimiliarderë e ishin këta që u quajtën “oligarkë” pasi miliardat e tyre pashmangërisht ndikonin në politikat qeverisëse.
    Pra oligarkë mund të quhen vetëm ata multimiliarderë paratë e të cilëve konkurojnë me buxhetin shtetëror e që ndikojnë në qeverisje.
    Por a mund të bëhet fjalë se edhe Shqipëria me këto Ulajt që përmend Lubonja, na paska krijuar oligarkë multimiliarderë që kanë kapur qeveritë ?
    Me aq sa dij, në Shqipëri, biznesmenët më të pasur e më të fuqishëm , janë vetëm dy, Manaj e Kastrati.
    Që të dy i kanë zgjeruar bizneset e tyrl në disa fusha të ekonomisë e kanë punësuar mijra shqiptarë.
    Nuk ka për asnjerin prej këtyre të dhëna e fakte se ata janë pasuruar në rrugë korruptive apo më keq akoma kriminale.
    Është krejtësisht normale që këta dy bisnesmenë në veprimtarinë e tyre të bizneseve të kenë lidhje me qeveritë, pra me cilëndo qeveri.
    Duhet bërë kjarta ndarja e bizneseve të fuqizuara nga aftësitë e biznesmenëve e bizneseve të krijuara që si kapital fillestar kanë veprimtarinë kriminale.
    Për fat të keq, mga ky lloji i dytë në Shqipëri , kemi shumë më tepër sesa nga të parët.
    Nëse marim përsipër të cilësojmë si “banda” tre partitë, siç i përgjithëson Lubonja, duhet sëpari që të bëhet një investigim i plotë i mënyrës së pasurimit të tyre.
    Cila nga partitë mbështetet kryesisht në biznesmenët me të kaluar kriminale.
    Po e konkretizoj me një fakt.
    Dihet se Taulant Balla, një personazh i rëndësishëm i PS, veç lidhjeve të tij me bandat kriminale të Elbasanit, ka deklaruar publikisht miqësinë familjare me një biznesmen, në mos gaboj mbiemrin Bego, që fillesat e pasurimit të tij i ka si trafikant i drogës.
    Po në këto ujra janë edhe krerë të tjerë të kësaj partie si ish ministri Tahiri apo miku i Ramës, i famëshmi Gjush i Durrësit apo biznesmeni politikan Doshi.
    Lubonja i paska pasur shpresat e tij tek Blushi, se do të luftonte për pastrimin e politikës nga bizneset korruptive.
    Nga të dhënat investigative mediatika na del se Blushi është vetë i përzjerë në biznese të dyshimta e më keq akoma, televizioni që drejton është bërë shtojcë e propogandave të ERTV e mbështetës i Ramës.

  12. Po e nis shkrimin tim duke cituar disa fraza nga shkrimi i gjatë i lodhshem e kontradiktor i Z.Lubonja ku ai shkruan: “Do t’i uroja sukses Berishës!!!!” dhe vazhdon me dëshirën e tij anormale.” Shqipërisë i duhen tre banda!!!!” Lubonja në një moment qartësohet e shkruan: “(Berisha) duke qenë i ndërtuar në stilin e kulturës së vjetër të manipulimit të njerëzve nëpërmjet të vërtetave selektive, ai nuk ngjit, përkundrazi u shtohet zhgënjimeve që përjetojmë përditë nga politika.” Pastaj Lubonja bëhet realist e konstaton “Bëhet edhe më dëshpëruese situata kur sheh apatinë apo mungesën e plotë në skenë të aktorëve të tjerë antisistem”
    Si është e mundur të mos kesh apati për lëvizjen politiko-anarkiste të Berishës. Çfarë të mira ka parë Shqipëria nga Berisha? Berisha në këtë situatë të rëndësishme moral-politike për të ju dha mundësia për reflektim, kishte mundësinë për të mësuar nga fajet e kaluara dhe të kontribonte në reforma të propoganduar shumë herë nga ai në demokratizimin e PD. Nëse kjo rrugë do të ishte ndjekur e kombinuar dhe me reformat antikorupsion brënda PD mund të kishte qenë rithemelimi i një PD më të hapur, më transparente, më e besueshme të cilat i mirëpret traditat historikisht të forta të shoqërisë Shqiptare. E kundërta po ndodh ne po shohim një spektakël grotesk të një pjese të rigropuar të elitës politike të PD të degjeneruar e megjithse janë zëra gjithnjë e më të margjinalizuar, që të përfshihet në një mision të ndyrë për të rehabilituar një nga udhëheqësit e korruptuar të Shqipërisë, një politikan që shqiptarët e refuzuan masivisht në zgjedhet politike, një të dënuar nga SHBA, si i korruptuar e që ka mbrojtur të koroptuarit.
    Fakqesështi gazetaria jonë nuk po prodhon vlera të qënsishme siç bëjnë studimet gjithpërfshirëse të historisë zhvillimore të lëvizjeve politike intelektuale. Ajo është zhgënjyese duke na treguar se nuk e ka kapacitetin për ti edukuar njerëzit në sistemin e tyre politik të besimit.

    1. Astrit
      Ka sigurisht edhe Berisha të metat e tij e ka bërë goxha gabime në karrierën e tij politike, gjë që e ka pranuar publikisht edhe vetë.
      Ama të çudit fakti se nuk meresh fare me një të keqe shumë më të madhe të historisë së tranzicionit shqiptar.
      Një personazh tepër negativ që Fatos Nano ju a bëri peshqesh shqiptarëve duke ju a sjellë nga nën urat e Parisit, për ta vënë si ministër kulture, e ky është piktori dymetrosh Edvin Rama.
      Negativiteti i Ramës , nuk ka të bëjë me pa aftësitë e tij intelektuale apo pa aftësinë e komunikimit.
      Përkundrazi ai shquhet për energji intelektuale por ama për të tilla energji negative janë shquar të gjithë diktatorët më të njohur të botës.
      Është e pamundur që ta analizosh figurën e tij për ta futur në parime ideollogjike e fillozofike.
      Koka e tij është e mbushur me një mish mash të liberalizmit ekstrem deri tek anarshizmi ekstrem e përzjerë me një moral anormal, e një megallomanie prej psikopati.

    2. Me gjysëm të arsimuar si puna jote, që ndërton fjali që as vetë nuk i kupton, që flet për Berishën sikur të jetë në pushtet, dhe nuk sheh e kupton (aq tru dhe arsim ke) se çfarë po ndodh në SHqipëri, që kërcen nga një argument në një tjetër por asnjëherë nuk e cek se problemi nuk është një individ si Berisha, por një hajdut ordiner që ti e shumë idiotë si ti, pasi nuk patë gjë për 10 vjet kryetar bashkie, e zgjodhët edhe kryeministër.

  13. Bene vaki dhe e ke harruar marrveshjen e 2008 midis te gjatit tone dhe z.Berisha o z.Lubonja . Ajo marrveshje eshte fatkeqesia me e madhe qe na ka ndodh ne te gjithe kete periudhe tanzicioni qe nuk po perfundon kurre . Vejini re me kujdes se mbas kesaj marrveshje te 2008-es problemet per ne jane superfishuar , varferia gjithashtu , harbuteria e liderit ka kapur superlativen , frika nga opozita dhe populli pothuajse eshte zeruar . Pse ndosh kjo ?
    Sepse kjo marrveshje ne thelb ka : kush fiton i fiton te gjitha dhe drejton pa patur frike nga askush dhe kush humbet i humbet te gjithe dhe duhet te rrije urt , prandaj edhe Berisha nuk merret me oligarket sepse e dine dhe ka rene dakort qe sa kohe te jete ne opozite do ti kete te gjithe kunder dhe kur te vije ne pushtet do ti kete te gjithe veglat e tij . Te vetmitqe e pesojne nga kjo marrveshje jane Shqiptaret dhe Shqiperia .
    Sa per teorine e tri bandave eshte e kote qe insistoni z.Lubonja , mbajtja e tri bandave per Shqiptaret eshte nje perpetuo mobile rreth asgjese . Krejt e kunderta do ndodhte nga qenia e nje bande ,(bandes se sektit mavi te te gjatit tone ) kjo bande po e qelb dhe varferon aq shume kete vend dhe kete popull saqe po e detyroje te zgjohet nga letargjia dhe po ja heqin friken e akumuluar nder shekujsh , po e detyrojne kete popull te bejne “çudine” e shumpritur , revolucionin . Ne nje bisede me nje shokun tim socialist(jo rilindas) , i them : na moret ne qafe , çkeni ndermend te beni ? Ku do na shpini , se pertej ketij muri eshte vetem humnera ? E di si mu pergjigj ? Nese prisni nga ne e keni te kote , ne po presim nga ju . Ne nuk guxojme jo te kundershtojme por as edhe te hapim goje se keta te bejne gjemen , gerrmojne ne jeten tende dhe mjafton nje gjobe e papaguar para njezet vitesh dhe sa hap e mbyll syte e sheh veten ne prokurori . Jane bere te padurueshem dhe shume te frikeshem me tha . A e dine ti se ne e presim me padurim ate qe po ndodh me foltoren e Berishes ? A e kupton ku ka arrit puna ? Une qe nuk kam lene gje pa thene e pa e ofenduar Berishen , une qe kam nje urrejtje patetike ndaj tij , sot e shoh si shprese ? Ne ikje e siper me thote : Asnje qeveri nuk duhet te rrij me shume se kater vjet ne pushtet , ky duhet te jete neni numer nje i kushtetutes .
    E thashe te gjithe kete per te kuptuar se ne ç’derexhe jemi katandisur . Per mendimin tim duhet pritur se çndryshime do na sjelle foltorja . Duhet pritur nese kjo foltore sjelle ndryshime apo jo . Do detyrohet politika dhe politikanet te bejne ndyshime radikale apo thjesht duan karrige per menderen e tyre ? A do bejen te mundur qe ne kete vend te mos kete me banda politike ? Nese po , mirese te vije , ne po e presim me padurim . Nese jo, atehere ka vend shprehja juaj z.Lubonja . Kur mbarojne fjalet , flet palla . Nuk mund te sundoje pakica mbi shumicen . Edhe do tja falnim nese kjo pakice do ishte e perbere prej fisnikes , por gjendja behet edhe me e keqe dhe e padurueshme kur dihet kombetarisht se kjo pakice eshte llumi i ketij vendi . Ka ardh koha per ti thene boll se keqes , tashme na duhet nje Robespier .

  14. lubonje,

    me bojaxhiun si i pavarur apo ben blushin , na shkrive fare , ata diheshin qe ishin ne varesi direkte indirekte te rames

    lubonje paske pjerdh qe te paskeshe besuar tek alternativa naive ne dukje por te kapura ne te vertetet si blushi apo tek bojaxhiu

    lubonje , parti ka bere ilir meta , te tejret kane deshtuar sepse do bythe eneergji pune leke kohe… qe 99.9999999 e atyre qe merren ne politike NUK I KANE

  15. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.

    Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin.

    Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”

  16. A pair of left-wing billionaires teamed up to launch a new venture tackling media “disinformation” on Tuesday.

    Called “Good Information Inc.,” the latest enterprise backed by LinkedIn Founder Reid Hoffman and left-wing financier George Soros will “fund and scale businesses that cut through echo chambers with fact-based information…

  17. Administrata Biden mbështet “Ballkanin e Hapur”: U besojmë tre udhëheqësve. Nisma do të krijojë edhe lëvizje politike

  18. “U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën(e ngatërron me Xhafajn, vellai i te cilit ishte i denuar ne IKtali per trafik droge”, deklaroi Berisha.

    Jo vetëm që nuk u kujtua vetë ta korrigjojë, por askush nuk guxoi t’ia kujtojë për një korrigjim të tillë.

  19. sociologu Ergis Mërtiri ka mbajtur një qëndrim duke ju përgjigjur sulmit të të ndërmarrë nga ithtarë të Berishës ku në krye qëndron reparti ushtarak ZeniTV dhe Zeni.net të administruara nga mendimtari Çlirim Peka.

  20. Nuk i kuptoj këta opinionistët tanë të famshëm që thonë pareshtur që “Basha nuk ka karizëm”. Përkundrazi, Basha është plot e përplot me karizëm. Ai ka karizëm të paparë. Njëlloj si lideri historik, Sali Berisha, që është i mbushur plot e përplot me karizëm.

    Sali Berisha ka aq shumë karizëm saqë me karizmin e tij, po mbush plot e përplot faltoret anembanë Sbqipërisë më Shqiptarë që po vdesin për karizmin e tij.

    Pyetja që mbetet është, kush e ka karizmin më të madh, Basha apo Berisha që të kënaqë me karizëm popullin që po shohim në faltore çdo dy apo tre ditë?

  21. Mesa duket ti që paske alergji për malsorët që me pseudonimin “maloku” kërkon ti tallësh, të duket vetja i zgjuar si “fushor” e na imiton karagjozin dymetrosh me lojëra fjalësh.
    Në fakt ju soji i fushorëve nostalgjikë të komunizmit, nuk dilni dot nga psikollogjia e skllavit pasi ja shitët prapanicën si dikur turkut, ashtu edhe Enverit
    Mbi 80% e shqiptarëve në Ballkan janë malsorë e pikërisht që nga “maloku” Gjergj Kastrioti e të parët shqiptarë që shkruajtën gjuhën shqipe, kanë qenë edhe ata “malokë”.
    Meqë të paska zënë meraku se cili nga dy kiderat demokratë e ka “karizmin” më të madh, nuk ta këshilloj që ta provosh këtë me Berishën apo Bashën pasi ata nuk kanë qenë asnjëherë qejfllij t[ së pasmes., por shko tek dymetroshi që ka dalë lakuriq me të përparme e të pasme që ta shijosh karizmin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *