• |
ide | kryesore

Ftesa për bashkëpunim/ Rama gati të ulet në tryezë me Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama mblodhi sot pasdite në selinë rozë drejtuesit e 12 qarqeve të vendit. Pas kësaj mbledhje Rama foli për propozimin e Vetingut në politikë, duke u shprehur se nuk ka asnjë opinion sot për sot, por tha se është i gatshëm që të ulet në tryezë dhe ta diskutojë me opozitën. Kreu i qeverisë tha se nëse shohim interes për publikun dhe vendin do ta pranojmë propozimin, pavarësisht se nga vjen ai.

Pyetje: Më 2018 rrëzuat vettingun politik, çfarë ka ndryshuar që keni ndërruar mendje?

Rama: E para, nuk ma keni lexuar mendjen. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.

Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë. Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën.

Pyetje: A do të kërkohet Opinioni i Venecias?

Rama: Nuk kam asnjë opinion sot për sot. Mendimin personal nuk jam i gatshëm ta ndaj publikisht. Mund të mos na bindë në pamje të parë një gjë për të cilën nuk dimë gjithçka, ulemi, diskutojmë, dëgjojmë argumentet, i ballafaqojmë. Në rast se shohim interes për publikun, për vendin, nuk ka rëndësi nga vjen propozimi.



2 Comments

  1. PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *