• |
ide | kryesore

Helmimi në Krujë/ Fuga për opozitën: Turp të keni, rrini në kolltuqe!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Kush e helmoi popullin e Krujës?


Cfarë bëhet? Njoftohet se 500 të shtruar në spital me helmim në Krujë.
Dhe media nuk çon gazetarë të investigojë dhe të raportojë nga Kruja. A thua se duhet të shkojë në Kazakistan. Krujë, o Krujë është, një vrap pele larg nga kali i Skënderbeut në Tiranë.


Të na raportojnë live nga terreni, familje më familje, nga spitali, nga ujësjellësi. Kush u helmua, me çfarë kurohen, si është gjendja në spital, cilat lagje janë prekur? Raportojnë nga studiot hypur në majë tavolinash!

Në vend të kësaj merren gjithë ditën se çfarë i tha kryetari i komisionit drejtoreshës së administratës të Kuvendit!
Dil jashtë!
Nuk dal!
Mos dill
Do dal!
Po turp mo nuk kemi!

Gjithë qeveria duhet të ishte në Krujë sot! Kërkim ndjese dhe marrje masash urgjente. Kemi helmim masiv të popullsisë. Ndofta edhe me dashje!

Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, a thua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës! Menjëherë. A e kontrollojnë cilësinë e ujit cdo orë, apo varja? Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp!

Unë pres që prokuroria të akuzojë ujësjellësin për helmim masiv të popullsisë!
Cfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital!

Mire çeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend!
Hajde opozitë, hajde!

Apo merren me kalin e ngordhur të zgjedhjeve të 25 prillit të njohura nga partnerët ndërkombëtarë! Paskan bërë zbulimin e madh se zgjedhje qenkan të parregullta meqë nuk votuan emigrantët! Cfarë komedie!
Helmim masiv !”

2 Comments

  1. PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

  2. ‘Krutane hesapi ‘ i permbledh te gjitha. Pavaresisht se jemi komb homogjen na duhet te vuajme kete problem qe ne fakt duhet t’i ndodh kombeve diverse sic tregoi rasti i Katrines ne SHBA. Ne bejme cdo gje keq dhe nuk shfrytezojme asnje avantazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu