• |
ide | kryesore

Komisioni hetimor për 25 prillin/ Mazhoranca braktis mbledhjen pas debateve, opozita vijon diskutimet

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate dhe mungesë dakordësimi që në nisje të tij, sa i takon rregullores për mbarëvajtjen e punës. Pas përplasjeve të vazhdueshme mes palëve, mazhoranca ka braktisur mbledhjen e Komisionit. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës e kanë vijuar mbledhjen vetëm.

Mbledhja e sotme vjen pas dështimit të mbledhjes së 5 ditëve më parë, e cila u mbyll pa një vendimmarrje.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Diskutimet para largimit të përfaqësuesëve të PS:

Bushka: Kam kërkuar të drejtën time të shpejgoj votën kundër. 5 minuta pushimatëherë meqë doni të vazhdoni përsëri në shkelje

Gogu: Kërkoj 5 minuta pushim që mbledhja të vijë në kufijtë e ligjshmërisë

Alibeaj: Bardhi keni të drejtën për të folur. Të mos e konsiderojmë si ikje këtë. Zoti Bardhi vazhdo se është kërkesë e pastër për të bojkotuar. Vazhdo Bardhi se mbledhja vazhdon. Kanë shkuar në banjo dhe do kthehen përsëi. E deklarova unë kuorumi vazhdon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *