• |
ide | kryesore

Korsitë e biçikletave kanë shtuar trafikun, në vend të pedalimit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Qëllimi nuk u arrit. Kryeqyteti jeton me trafikun në çdo orë të ditës që shkakton vështirësi për ambulancat dhe transportin publik. Bllokimi i korsive të dedikuara nga makinat është një pengesë e madhe për autobusët urbanë.

Shpejtësia e autobusëve është përgjysmuar nga viti 2015, deri në vitin 2019. Ngushtimi i rrugëve, ka vështirësuar dhe ngadalësuar trafikun. Trafiku i rënduar ka shtuar konsumimin e karburantit, çmimi i të cilit është rritur së fundmi.

Pandemia zvogëloi numrin e njerëzve që lëvizin me autobusë. Një pjesë tjetër marrin makinat personale për të shmangur vonesat. Nga 48 mijë abone të prodhuara çdo muaj, shiten maksimalisht 21 mijë.

Një ndër propozimet e kryebashkiakut Veliaj për të zgjidhur krizën e transportit publik, është shtimi i korsive të dedikuara për urbanët.

Është e paqartë se ku gjendet hapësira to. E qartë është se tani për tani kryeqytetet po lëviz vetëm gjysma e autobusëve, të mbushur plot dhe të bllokuar në trafik./ EuroNews

https://www.youtube.com/watch?v=1AbZM0mI-zA&t=97s



9 Comments

  1. Eshte gjëja me absurde qe i është bër trafikut ne qytet!
    Vetem pengese i ka sjell!
    Ka falimentuar plot biznese te vogla qe operojne ne dyqane buz rrugeve ( dhe ky duket se ka qen qëllimi kryesor) dhe nuk e ka zbutur aspak trafikun! Perkundrazi!
    Nuk ka pse te kete korsi te dedikuar ne qytet
    Eshte zgjidhje përjashtuese!
    Duhet nje zgjidhje më revolucionare!
    Ka ardhur koha qe Tirana te ketë një metro!

    1. Metro Tirana, a je ne terezi (pa ofendim)???
      Se pari Metroja eshte shume e shtrenjte dhe e pa perballushme nga Shqiptaret, se dyti Tirana eshte shume e vogel per Metro.
      Jo po hajde ti heqeim dhe Trotuaret se skan cna duhen…
      Te gjitha kryeqytetet e Europes kane korsi te dedikuara per bicikletat, problemi eshte se ne Tirane Lali Eri te fut nje Kioske ose nje stacion autobuzi ne mes te korsise se bicikletes, dhe pastaj…
      Trafiku ne Tirane ka disa faktore,
      – Dendesia shume e larte e ndertimeve, nuk ka ngal shesh pa bo pallat.
      – Mungesa e vendparkimeve.
      – Mungesa e nje transporti publik eficent, gje qe detyron njerezit te perdorin makinen.
      – Pordha e Shqiptareve, ka disa qe edhe buken e blejne me makine.

      1. Sigurisht eshte e vogel ne siperfaqe, se gjithe ndertimet behen sa me afer qendres edhe aty ku ska vend dhe asnje llogjike te ndertosh. Une them e ka fajin Saliu per kete. Ai i ka bere magji Rames me pare dhe Velos tani qe te japin leje ndertimi.

      2. Kete te pordhes se shqiptareve na e kane ngulur me propogande ne tru. Ska trafik te dielen ne Tirane se nuk iken njeri ne pune.

      3. O AS!
        Metroja nuk ti heq trotuaret!
        Eshte nentok( jo tramvaj)
        Vertet eshte e shtrenjte , por zgjidh nje problem afatgjate!Psh linja Kombinat-Kinistudjo, ose Unaza ( e vogla) mund te guxohej per nje projekt madhor!
        Duhet studim,guxim, dhe parà!
        Por jo pak para po shpenzojme çdo dite ne trafik!
        ( pa ofendim: Tirana nuk eshte qytet i vogël,dhe ti nuk e dike ndryshimin e metros( nen toke, dhe tramit se paske problem se metroja heq trotuaret)

  2. Pjeserisht e sakte. Qellimi i vertete ikamufluar me idene e korsive te bicikletave eshte zhdukja e parkimeve. Habitem si akoma se kuptojne njerezit qe qellimi eshte blerja e parkimeve te pallateve sa me shtrenjte tek oligarket e ndertimit.

    1. Qellimi kryesor,e perseris, eshte falimentimi i bizneseve te vogla qe te gjithe te shkojne ne qendrat tregtare!
      Duke mos i krijuar mundesi parkimi klientave, askush nuk do te vuaje trafikun ne qytet!
      Po ashtu eshte qellim vjedhja dhe gjobitja e qytetareve nga “Tirana Parking”!
      Nje agjenci ne varesi te Bashkise qe asnjeher nuk ka nje transparence financiare!
      Policet e bashkise jan kthyer thjesht ne gjob-venes te makinave ! E kane ber qytetin prone te tyre!
      E pra, qyteti ka funksion ekonomiko- social- kulturor!
      E ,fatkeqesisht, Tironën tonë, nuk e shof ne asnje nga këto funksione!!!

  3. Kush do fitoje kete mandat bashkine e Tiranes(Veliaj nuk ka shanse) duhet te marre nje eskavator e te shkaterroje hekura e betone qe shemtuan qytetin e Tiranes)

  4. Tirana eshte bere nevojtore publike.Qytet pa sistem fare.E njejte si Bombei ne Indi.Mire e tha njeri duhet te marresh nje buldozer qe te rrafshosh cdo gje ne rruge qe te fillosh nga e para te ndertosh me plan.Ka ardhur koha qe te ndertosh nje shtepi andej nga liqeni i Farkes, me natyre te paster dhe jeton i qete atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *