• |
ide | kryesore

Krizë mes çiftit Belen Rodriguez-Antonino Spinalbese

-Instant, Paparazzi, Slider



Thashethemet se mes Belén Rodriguez dhe Antonino Spinalbese ka një krizë në çift, vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Luna Mari, po bëjnë xhiron e mediave italiane. Lajme këto që fillimisht dukeshin krejtësisht të pabaza, pasi Belén dhe Antonino ishin treguar gjithmonë të lumtur dhe të dashuruar, duke u shfaqur në profilet e tyre në Instagram deri pak ditë më parë me puthje e përqafime.

Por duket se prezantuesja dhe partneri i saj prej disa javësh nuk shfaqen më bashkë (as në rrjetet sociale dhe as para paparacëve). Gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimet e lidhjes së tyre.

A janë ndarë vërtet?

Deri më sot, as Rodriguez dhe as Spinalbese nuk kanë folur për këtë çështje. Por dje Belen ka publikuar një story mjaft të paqartë në Instagram që duket se konfirmon krizën mes saj dhe babait të vajzës së saj.

“Qëndroni beqarë derisa të gjeni atë personin që, së bashku, nuk ka më frikë nga stuhia sepse do të kërcejë me ju në shi dhe me një lot në fytyrë që nuk do ta vini re për shkak të shiut, ai do të të thotë se ti je gjëja më e bukur që ai nuk po kërkonte, por që thellësisht shpresonte ta gjente”, -shkroi Belén në postimin e saj.

Pas përfundimit të martesës me Stefano De Martinon (babai i djalit të saj Santiago), mbylljes së historisë me motoçiklistin Andrea Iannone dhe ndërprerjes së papritur të marrëdhënies me Spinalbese, tani Belén mund të jetë sërish beqare.

Deri tani nuk dihen ende arsyet që do ta kishin shtyrë çiftin të thonë lamtumirë, por në intervistën e fundit me Verissimo, Rodriguez pranoi me sinqeritet se mes saj dhe Antonino nuk ishte gjithmonë një marrëdhënie me trëndafila dhe lule.

“Ai është një person i veçantë edhe nëse ndonjëherë zihemi, ai ka një karakter të fortë. Ai do të komandojë, por është e vështirë për mua”, shpjegoi Belén, por pa përmendur në asnjë çast mundësinë e një krize.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *