• |
ide | kryesore

Kuvendi i preu sinjalin, PD vazhdon live në ‘Facebook’ mbledhjen në mungesë të mazhorancës

-Instant, Lajme, Të fundit



Pasi Kuvendi i ka ndërprerë transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, opozita ka vijuar mbledhjen dhe është futur live në ‘Facebook’. Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi administratën e Kuvendit që të mos ndërpresë transmetimin direkt të mbledhjes së Komisionit, por duke mos u zbatuar kërkesa e tij demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetet sociale.

Gjatë këtij komunikimi, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë të lira dhe të ndershme, pasi sipas tij shteti është shkrirë me partitë.

“Theksoj se evidentohet qartë prishja e ndarjes së qartë midis shtetit dhe partisë në pushtet. Partitë nuk duhet të shkrihen me shtetin, por ka ndodhur e kundërta e asaj që kërkon OSBE. Më 25 prill shteti ka hyrë në lojë dhe kur shteti hyn në lojë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha ai.

 



3 Comments

  1. Sali Berisha është shpallur armik i SHBA.

    Është njësoj si Bin Laden, Saddam Hussein apo Gadafi. Sapo mori bombën nga SHBA, fytyra e Berishësh ishte e shkallmuar. E tërë familja e tij po mendonte se ku të çonte thasët.

    Është tip i çuditshëm, papritur vret njerëz, papritur ndryshon. Ai mendon se ka marrë fuqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *