• |
ide | kryesore

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë? Reagon Goran Rakiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç këtë të mërkurë është shprehur se procesi i kthimit është plotësisht i ngecur për shkak sipas tij që procesi i kthimit është plotësisht i ngecur për shkak të mungesës së një mjedisi të sigurt.

Rakiç është takuar sot me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Helga Maria Schmid, me të cilën bisedoi për situatën politike dhe të sigurisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ndryshe gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar largimi i Listës Serbe nga institucionet kosovare

Është vetë Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i cili tha se Lista Serbe do të tërhiqet nga institucionet në Kosovë.

“Nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, ajo “Lista Serbe” do të tërhiqet nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë”, është shprehur Drecun, për RTS

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Listës Serbe i është dhënë besim i madh i cili sipas tij ka ardhur pas koordinimit të ngushtë me Beogradin.



1 Comment

  1. PUSHTUESIT NUK JAN NJERES TE DREJTE VLERASH POR TE PADREJTE ANTIVLERASH,SIDOMOS PUSHTUESIT SLLAV ,KETE E TREGOJ HISTORIJA ,KUR MUNDESOHEN FAVORIZOHET KETO BEJN GJITHcKA TE KEQE ,DHE KUR KUFIZOHEN PAMUNDESOHEN ,NUK JA ARRIN QELLIMIT KETO MBLILLEN NE GUASKEN E VET , KETO JO QE DO LARGOHEN NGA PARLAMENTI DHE NGA cDO PLLEMBE TOK SHQIPTARE ,POR KETO FRIKSOHEN SE DO MBETEN PENG TEK SHQIPTARET SI DEMSHPERBLIM PER DEMET QE JU KAN SJELLUR SHEKUJT E FUNDIT KOMBIT SHQIPTAR,KESHTU QE PRITET TE BERTASIN LOBOJNE KUNDER SHQIPTAREVE POR NE FINALE ATO DO DORZOHEN TEK SHQIPTARET SI PENG SHPERBLIMI HISTORIKTASHME ASNJE TEKNOLOGJI ,ASNJE PERKRAHJE NUK I SHPETON DOT PERDERI SA DEMIN QE U KAN SJELL SHQIPTAREVE SMUND TJUA PAGUAJN DOT KUSH QE TI SHPERTOJNE TANI ATO MUND TI SHPETOJN ,VETEM NESE MBLILLEN NE GUASKEN E VET TE LESHOJN TERRITORET TONA NE KEMBIM TE FALJES DHE cDEMTIMIT HISTORIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *