• |
ide | kryesore

Pas 18 muajve bllokim, Australia heq ndalimin e udhëtimit jashtë vendit

-Instant, Lajme, Planet



Australia do të heqë ndalimin e qytetarëve të saj për të udhëtuar jashtë vendit pa autorizim të vendosur 18 muaj më parë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe deri në fund të vitit do të hapë kufijtë për punëtorët e kualifikuar dhe studentët e huaj. Vendimi i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Brendshme e Australisë vjen kur përqindja e të rriturve që kanë përfunduar kursin e vaksinimit i afrohet objektivit prej 80%.

Është paralajmëruar udhëtimi me Singaporin. Fluturimet e Qantas drejt qytetit-shtet pritet të rifillojnë më 22 nëntor. Për gati 600 ditë, fluturime të panumërta ndërkombëtare u bllokuan dhe shumë pak australianë u lejuan të largoheshin nga vendi. Shumë familje janë ndarë në kontinente të ndryshme, dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit dhe të huajt që banojnë në Australi nuk kanë mundur, gjatë gjithë kësaj kohe, të shohin miq apo të afërm të largët.

Ndërkohë, Australia ka autorizuar administrimin e një doze të tretë përforcuese të vaksinave për të gjithë mbi 18 vjeç nga fillimi i nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *