• |
ide | kryesore

“Ndërmarrja ka detyrime”, Rama lan duart me helmimin e 500 banorëve të Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi dhe nuk shfaqi asnjë shenjë reflektimi për garancinë që u dha në fushatë banorëve të Krujës se mund të pinin ujë nga rubineti. Me një llogjikë të thjeshtuar, kreu i qeverisë u tha gazetarëve se si alternativë tjetër e helmimit banorëve, ishte vetëm mosndërtimi i ujësjellësit të ri. Pra, sipas kryeministrit, ose Ujësjellësi i Krujës nuk do të ndërtohej fare, ose banorët do të helmoheshin.

Sipas jush, nuk duhej ndërtuar ujësjellësi të ri? Apo sipas jush ka sjellë këtë problem? Të ndërtosh një të ri është një gjë dhe të shikosh se uji ka shkuar nëpër shtëpia është një gjë dhe të shikosh parametra është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin, ndërmarrja ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë nën hetim administrative për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas rindërtimit të rrugës së re është rritur numri i aksidenteve për shkak të shpejtësisë, e ka fajin rruga apo shoferi?”-u shpreh Rama, duke harruar se në 27 Mars, ditën kur inauguroi ujësjellësin doli garant se uji mund të pihej direkt nga rubineti.

Helmimi masiv në Krujë/ Si u premtua cilësi maksimale e ujit të pijshëm në fushatë

 



3 Comments

  1. Ky edhe nje gjysem mut pune qe ben, pas nje muajoi i cahen muret, i bie suvaja, ujsjellsi me “presion” i Krujes pas 2 pak muajsh pas inagurimi con 500 vete ne spital. Yt te qifte derri robt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *