• |
ide | kryesore

Po hetohet nga SPAK, GJKKO i jep një muaj leje prokurorit të Vlorës të dalë nga banesa

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për ndryshimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”. Sota, aktualisht i pezulluar nga detyra, po hetohet nga SPAK për akuzën “shpërdorim të detyrës”. Në të njëjtin vendim GJKKO i jep një muaj leje lëvizjeje Sotës, për nevoja të kujdesit shëndetësor të një familjari të tij.

Gjatë operacionit “Shpirti” u bënë një sërë arrestimesh, mes biznesmenëve të njohur dhe 2 ish-truprojave të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Emri i Sotës doli gjatë dëshmisë së 2 skafistëve, të cilësuar si të penduarit ndaj drejtësisë. Ata pretendonin se Sota, qëndronte në një apartament me qira në Vlorë të paguar nga krerët e bandave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *