• |
ide | kryesore

Pogba vërsulet kundër ‘The Sun’ për Solskjaer: “Nuk kanë turp”

-Instant, Sport



Paul Pogba vërsulet kundër gazetarëve të ‘The Sun’. Mesfushori i Mançester Junajtid, i cili sipas gazetës britanike kishte ‘përçmuar’ trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e humbur ndaj Liverpool, akuzoi tabloidin për përhapjen e lajmeve të rreme me një histori shumë të ashpër në Instagram.

“The Sun” shkruan gjithashtu se pas humbjes së rëndë ndaj Reds, menaxheri i Pogba, Mino Raiola, kishte ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës: “Shtypi kërkon të krijojë edhe një herë polemika me lajme të rreme 100%. Gënjeshtra të mëdha për të bërë lajm”, ka shkruar Pogba në shpërthimin e tij në rrjetet sociale. “Gazetarë që përdorin emrin tim për t’u shfaqur, kur nuk ka asgjë për të parë”.

Duke nënvizuar respektin që ka për trajnerin, klubin dhe tifozët, mesfushori francez më pas shpjegoi se donte të dërgonte “një mesazh të qartë: sa më pak t’i lexoni këta njerëz, aq më mirë do të jeni. Ata nuk kanë turp dhe thjesht do thonë cfarë do lloj gjëje pa asnjë bazë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *