• |
ide | kryesore

Qeveria bën gati 7 koncesione të reja për vitin 2022 me vlerë 2 miliardë USD

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria nëpërmjet buxhetit 2022 autorizoi rreth 2 miliardë dollarë pagesa buxhetore që do të jepen për 7 kontrata të reja koncesionare me Partneritet Publik-Privat.

Vlera më e madhe i takon aksit të ri rrugor Milot Fieri i Autostradës Adriatiko- Joniane me vlerë 178 miliardë lekë, ndërsa kontratat e dytë më e madhe është rishpallja e koncesionit të kolaudimit të automjeteve me vlerë 20, 2 miliardë lekë afati i të cilit kishte përfunduar vitin e kaluar.

Për vitin që vjen qeveria do të nënshkruaje një kontratë koncesionare për ndërtimin e një porti të integruar “Triport Vlorë”, me vlerë 5,6 miliardë lekë.

Një koncesion i ri do të jepet për sigurinë rrugore me vlerë 5 miliardë lekë.

Dy koncesione të tjera më të vogla në vlerë do të jepen: i pari për përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit të Elbasanit me vlerë 882 milionë lekë dhe i dyti për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës së çelësave publike PKI me 208 milionë lekë.

Vlera e koncesioneve të reja është 214 miliardë lekë, duke e çuar totalin e tyre 851 miliardë lekë ose 45.6 për qind e PBB-së.

Fatura e pagesave buxhetore ndaj kontratave koncesionare në vitin 2022 do të zgjerohet me 11.3 për qind në krahasim me planin e këtij viti, duke arritur një vlerë prej 13,8 miliardë lekësh (112 mln euro), sipas programit të paraqitur në projektligjin e buxhetit 2022 që tashmë është në Kuvend./Monitor



4 Comments

  1. Por Berishës aq i bënte. E la Lulin të gëzojë paqen e shtirë në zyrën që dikur kishte qenë e tij, vetëm e vetëm që ish-nxënësi i tij të sprapste sulmet e pritshme nga jashtë. Domethënë nga SHBA.

    Shkelja e kësaj marrëveshjeje nga Basha është shkaku i vetëm i asaj që po shohim sot në PD. Nëse pyet një përkrahës të Lulit a do e kishin goditur Doktorin po të mos jua kishte kërkuar këtë gjë Amerika, të përgjigjet fët e fët se nuk do e hidhnin atë hap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *