• |
ide | kryesore

Roma bëhet gati të largojë të mbeturit në ‘klasë’ nga Mourinho: i vetmi që mbijeton është Kumbulla

-Instant, Sport



Momenti i Romës brenda dhomave të zhveshjes është çdo gjë tjetër përveçse i qetë. José Mourinho, i cili gjithmonë e ka bërë kompaktësinë e grupit një pikë të fortë, u rreshtua zyrtarisht kundër të paktën katër lojtarëve pas humbjes poshtëruese në shtëpi nga Bodo Glimt në Conference League (1-6) duke përjashtuar për dy ndeshje radhazi nga grumbullimi Diawara, Villar, Reynolds dhe Borja Mayoral – me një përjashtim për Kumbullën, të rikthyer nga nevoja për ndeshjen me Cagliarin. Për trajnerin sjellja dhe performanca e këtyre lojtarëve është e pafalshme dhe në vend të tyre ai ka preferuar të thërrasë disa lojtarë të të rinjve.

Reagimet megjithatë nuk vonuan dhe në funksion të merkatos së janarit mund të hipotezohet një mini-revolucion. Nëse Gonzalo Villar, protagonist absolut me Fonsecan sezonin e kaluar dhe krejtësisht jashtë projektit të Mourinhos në këtë aktual, është ekspozuar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje për performancën në Norvegji pa vënë në dyshim impenjimin e tij. Ai që ndërhyri drejtpërdrejt te çështja në kampin e Romës ishte agjenti i Diawara: “Nuk e kuptoj mesazhin që dëshiron të japë Mourinho. A duhet të gjejë një fajtor? A ka ndonjë kërkesë për në janar? Duke bërë kështu, krijon vetëm bezdi dhe jo vetëm atij”.

Një hapje për një lamtumirë në janar që në realitet nuk u mbyll kurrë pas një vere të kaluar më larg se kushdo nga verdhekuqtë, me shitjen e ndërprerë për shkak të mungesës së marrëveshjes me Arsenalin për Xhakën. Përveç ndryshimeve të bujshme në performancë, në janar Roma mund të lirojë – për tu vendosur formulat – si Diawara ashtu edhe Reynolds, Villar dhe Borja Mayoral. Një punë shtesë për klubin aq shumë të vlerësuar nga Mourinho, jo vetëm për sa i përket merkatos në hyrje, pasi çdo dalje duhet të korrespondojë me një hyrje, por edhe për shkak të kostove të bëra më parë, për ti sjellë këta lojtarë te verdhekuqtë. Por në të gjitha variantet e ndërtuara, janë ata që vazhdojnë të jenë të dënuar, që programohen të largohen nga klubi në janar, ndërsa mbrojtësi i kombëtares Kumbulla përcaktohet si i vetmi ndër ‘fajtorët’ që është i destinuar të qendrojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *