• |
ide | kryesore

Rusia kërcënon shtetin më të varfër në Europë për furnizimin me gaz

-Instant, Lajme, Planet



Perspektiva pro-europiane ka penalizuar Moldavinë e cila tashmë po kërcënohet nga Rusia për furnizimin me gaz. Vendi është zhytur në krizë por ministri i Jashtëm Nicu Popesku përpiqet të tregohet pozitiv.

“Të hënën vendi ynë bëri histori. Për herë të parë Moldavia bleu gaz nga një burim që nuk ishte Gazprom i Rusisë”, u shpreh ai për BBC.

Deri më sot 100% e gazit që furnizon Moldavinë ka ardhur nga Rusia por kontrata e tij e furnizimit skadoi në fund të shtatorit. Gazprom e rriti çmimin duke bërë që Moldavia të hezitojë të paguajë.

Në mungesë të një marrëveshje të re, gjiganti rus reduktoi furnizimet duke bërë që Moldavia të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë.

Në orbitën e Moskës, kohët e fundit Moldavia është anuar nga Rusia drejt Perëndimit duke mbështetur lidhjet e ngushta me BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *