Shkatërrohet një grup kriminal me shqiptarë në Belgjikë, që merrej me prodhimin dhe shitjen e kokainës. Mediat e huaja bëjnë me dije se pas hekurave përfunduan 64 persona, të cilët thuhet se kishin në zotërim 6 laboratorë droge dhe se bënin më pas shpërndarjen me shumicë të mallit. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se nga këto laboratore dilte mbi 1 ton kokainë për çdo javë dhe më pas droga transportohej e shpërndahej përmes korrierëve në vende të ndryshme të BE-së, përfshi edhe Britaninë e Madhe.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në 120 banesa nga policia belge, mësohet se janë sekuestruar armë zjarri, pajisje që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotiek, mbi 1 milion euro cash, mbi 50 makina si dhe ora e dronë.