• |
ide | kryesore

Shtëpia në filmin “A Nightmare on Elm Street” tashmë në shitje

-Instant, Paparazzi, Slider



Shtëpia  në filmin  horror të vitit 1984 “A Nightmare On Elm Street” ka dalur së fundmi në shitje.

Shtëpia  e cila ndodhet në Sheshin Spalding të Los Angeles ka dalë në treg me 3.25 milionë dollarë, duke përfshirë një shtëpizë për mysafirët dhe një pishinë. “E gjithë lagjja gëzon mundësinë për një ekskursion me autobus turistik. Njerëzit gjithmonë ngacmohen kur e shohin atë. Fasada është ikonike. Lidhja me filmin ndalon sapo kaloni nga dera e përparme. Brenda, është një hapësirë e bukur e stilit tradicional me një ndërthurje moderne”, u shpreh një zëdhënës i kompanisë së pasurive të patundshme “Douglas Elliman”.Sipas një listimi, prona u rikrijua nga një arkitekt anglez në mesin e viteve 2000 dhe i përkiste më parë Lorene Scafaria, regjisores së “Hustlers”, e cila e bleu atë në vitin 2013.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *