• |
ide | kryesore

Video/ Çfarë po ndodh me VAR: teknologjia ‘dështon’ në ndeshje të caktuara

-Instant, Sport, Video



Dy herë në 30 ndeshje nuk është ndonjë shifër alarmuese, por cështja është se, nëse ishte surprizë dalja jashtë përdorimi i sistemit VAR në ndeshjen Partizani-Kukësi, është e pafalshme që historia të përsëritej. Në Korçë, në Skënderbeu-Dinamo për fatin e keq të Andi Kocit, VAR doli nga skena pa filluar ndeshja, e cështë më e keqja nuk jepet asnjë shpjegim cfarë ndodhi me dhomën lëvizëse që do të ishte asistuese e arbitrit. Për fatin e keq, sepse ndeshja, këtë herë, ndryshe nga ajo në Arenën Kombëtare, pati episode të kontestuara që Video Assistant Referee do ti kishte korigjuar.

Gjëra që ndodhin, mund të jetë fraza shabllon për tu përdorur, por në fakt nuk është kështu. Sepse me një kampionat të copëtuar e të ndarë në tre ditë, pikërisht për të patur mundësinë për ta asistuar përmes teknologjisë, është më minimalja e mundshme që skuadrat të kërkojnë barazi në drejtësi: e këtu nuk po flasim vetëm për arbitrat. Skënderbeu ka të gjithë të drejtën e botës të ankohet se goli që pësoi e vendosi ndeshjen, duhej anulluar për një kontroll të topit me dorë nga Skuka në momentin e pasimit për Haxhiun në aksionin që coin ë gol Cinedun. E më vonë ishte radha e Dinamos të pretendonte penalltinë në prekjen me dorë brenda zonës në krosimin e Ibraimit. Dy vlerësime të gabuara të Kocit, që mund të ndryshonin gjërat në fushë. E nuk është justifikim, se i lejoi golin e i hoqi penalltinë, se sido të ishte Dinamo do të kishte shënuar.

Ajo që është e pakuptimtë e bën kaotike skuadrat është dilema se cfarë e bën VAR që në ndeshje të caktuara të mos jetë present. Alibitë e energjisë, apo defektet teknike nuk është se fshijnë dy alternativat e para që vijnë në mendje se është cështje preferenciale në rastin më të keq e paaftësi për ta përdorur në rastin më të mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *