• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i jep lamtumirën titullit në minutën e 95 në Allianz: Sassuolo e ndëshkon në kundërsulm

-Instant, F1, Sport, Video



Juventusi është mposhtur 1-2 në Stadium kundër Sassuolos në javën e dhjetë të Serie A, duke pësuar humbjen e tretë në kampionat, që praktikisht mbyll historinë e titullit për bardhezinjtë e Allegrit, 12 janë 13 pikë larg kreut. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 44 të ndëshkuar nga një depërtim i shkëlqyer i Frattesi, por barazuan në pjesën e dytë me një goditje me kokë të McKennie (76′). Allegri përdori gjithë forcën në dispozicion për të kërkuar golin e fitores, por me hapësirat e lëna pas, në minutën e pestë dhe të fundit të shtesës u ndëshkuan në kundërsulm nga Maxime Lopez. Një goditje tronditëse për Allegrin, pas barazimit të San Siros me Interin.

Atalanta fiton 3-1 me përmbysje në Marassi kundër Sampdorias dhe rifillon garën për në zonën Champions League. Dy mundësi të humbura nga Dea, më pas Sampdoria kalon në avantazh në minutën e 10′ me Caputon. Reagimi i miqve është vdekjeprurës: në të 17′ Askildsen devijon goditjen me kokë të Zapatës në portë, duke realizuar një autogol, më pas vetë kolumbiani firmosi me kokë golin e e përmbysjes pas një krosimi të Zappacostas. Musso bëri shpëtimtarin ndaj Caputos, ndërsa në shtesë Iliçiç nënshkroi trisin me një gol spektakolar.

Shtatë ndeshje radhazi të kampionatit pa fitore për Udinesen, e bllokuar 1-1 nga Verona në Dacia Arena. Vendasit në avantazh në minutën e tretë me Isaac Success, i aftë për të shfrytëzuar sugjerimin e Arslan. Pas një pjese të parë në kontroll total, ku shkuan edhe afër dyfishimit, Friulanët duket se mund të menaxhuan avantazhin e ngushtë, por në të 83′ Barak barazoi me penallti (faull i Becaos ndaj vetë çekut). Barazimi i tretë në transfertë për Hellas.

Serie A Italy
Juventus 1-2 Sassuolo
Udinese 1-1 Verona
Sampdoria 1-3 Atalanta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *