• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur Albin Kurti kthehet në banesë pas kërcënimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”. Kryeziu tha se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.

Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe momentin kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpi nën masa të rrepta sigurie. Më pas forcat e sigurisë janë larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *