• |
ide | kryesore

Vodhën lekë dhe euro në banesën e një shtetasi, policia gjen automatikun e autorëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur nga autorët në vjedhjen e ndodhur një javë më parë në banesën e shtetasit T.K. Dy persona ende të paidentifikuar hynë në shtëpinë e shtetasit T.K. dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në lekë dhe euro.

Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *