• |
ide | kryesore

“35 mijë euro kush e vret”/ Kurti njofton konferencë për shtyp pas kërcënimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas informacioneve për kërcënim, forca të shtuara të policisë të mërkurën mbrëma kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministri Albin Kurti. Disa orë pas kërcënimit, kryeqeveritari Kurti ka njoftuar se do të dalë në një konferencë për shtyp.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë dyshohet se kërcënimi i djeshëm është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”. Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.



1 Comment

  1. NJESOJ SI SAJMIR TAHIRI QE KUR ISHTE MINISTER I BRENDSHEM I VINTE BOMBA VETE(FARMACISE SE TE JATIT) QE TE DILTE HERO SE E KERCENONTE KRIMI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *