• |
ide | kryesore

Allegri më keq se Pirlo, Juventus – 13 nga kreu: tani kriza është zyrtare

-Instant, Sport



Minus 5 pikë krahasuar me vitin e kaluar (trajner Pirlo) dhe minus 11 krahasuar me dy vite më parë (trajner Sarri). Humbja e tretë në dhjetë javë, duke përfshirë dy në shtëpi me Empolin dhe Sassuolon. Të flasësh për krizë te Juventus është pothuajse e pashmangshme. Mund të analizohet një mesfushë e nivelit të dobët teknik, një sulm i kufizuar nga një Morata në një version fantazmë, mbrëmjen jo të Chiesa ose atë të një reparti difensiv më pak të vëmendshëm se zakonisht.

Ose mund të bëhet fjalë për “mungesë të qartësisë”, për “menaxhimin e gabuar të minutave të fundit” ose për një ekip që është bërë neurotik”, siç konstatoi Allegri. Nga ana tjetër, për të futbolli përbëhet vetëm nga individualiteti. Por ndodh edhe që të humbasë në shtëpi ndaj një skuadre shumë më inferiore nga ky këndvështrim, në një mbrëmje në të cilën lojtari më teknik i bardhezinjve, Dybala, ishte më i miri në fushë. Për trajnerin e Juventusit gjithçka varet nga vlerësimi i formës së individit dhe aftësia për të bërë ndryshimin e duhur nga pankina, pjesa tjetër është punë e “shkencëtarëve” që kuptojnë pak ose aspak nga futbolli.

Megjithatë, duhet shpjeguar, duke arsyetuar në këtë mënyrë, se si është e mundur që një ekip teknikisht shumë inferior të fitojë në Torino, duke treguar sesi organizimi i lojës mund të bëjë diferencën. Juventusi është ndërtuar sipas karakteristikave të veta dhe objektivisht është e vështirë të mendosh t’i japësh një lojë fluide një skuadre si kjo. Por është po aq e vërtetë që gjurmët e lojës, të parimeve të qarta dhe të njohura, shpesh mund të ndihmojnë për të gjetur fillin e manovrës. Ky Juventus duket se ka braktisur veten, e impenjohet vetëm për të menduar se si të shfrytëzojë lojën e individit që, nganjëherë, nuk mund të mjaftojë për të ndryshuar një ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *