• |
ide | kryesore

Basha plas emra dhe shifra në Kuvend, sa para morën këto “oligarkë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me replika të forta akuza e kundërakuza është zhvilluar sot debate në parlament mes kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama. Në vijim të replikave, Basha akuzoi kreun e qeverisë në lidhje me administrimin e mbetjeve të qyteteve në Shqipëri, ndërsa foli me emra e shifra lidhur me kompanitë e oligarkëve që sipas tij, marrin paratë e shqiptarëve falë qeverisë Rama. 

“Tani Salillari 1.81 miliardë lekë, Alko Impleksi, nipat e Sadri Abazit 306.4 milionë, Bami 639 milionë, Start Tek 567 milionë. Geci 970 milionë , MANTCI 1.83 miliardë lekë, ndërtim montim Patos i inceneratorit të Fierit 447.2 milionë lekë, Alb Star i kullës së stadiumit 415 milionë lekë, Fusha 334 milionë lekë. Këto janë klientët ku ndan paratë ti. Çfarë?! Këto janë pra lekët e shqiptarëve ku i çoni.

Këto janë meqë doje faktet, këto janë faktet, këto janë shifrat, këto janë shifrat dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë kur mblodhe gjithë grupin parlamentar tek inceneratori i Elbasanit.

Ti që na flet ne për pastrimin e Shqipërisë, ti i vure flakën Durrësit, Kavajës, Fierit se harruam. Ti bëre mbledhje të veçantë me kryebashikiakët dhe the që as gjenerali në Kairo nuk guxon ta thotë. Do ju shkrij bashkitë the në qoftë se nuk pranoni të firmosni që lekët tuaja, apo lekët që ju jap me buxhet ti coni tek si i ka ai se janë dy Kloda, Klod Mërtiri me Klod Zotën, Mirel Mërtirin me Klod Zotën. Mirel mo Mirel e ka mos ki merak se ty të ka plasur lufta, kanë shkuar lekët nga tigri tek Urja Hipi dhe më duket se kanë dalë tek Damiani. Kështu të paktën thotë Timsi, ose përndryshe keni lidhur ndonjë miqësi apo krushqi se 20 e ca herë me avion brenda pak viteve nuk shpjegohet, apo janë vetëm ujësjellësit?! Po qenë vetëm ujësjellësit ndoshta nuk i kam SPAK, i kap Prokuroria e Tiranës, sigurisht pas Vetingut.

Pra që ti themi gjërat shkoqur dhe qartë, këtu ka një betejë midis 30 viteve llum të tranzicionit dhe padiskutim maja e llumit je ti , padiskutim llumi nuk i takon vetëm një partie, kemi edhe ne pjesën tonë të llumit, por unë të siguroj që atë pjesë tonën të llumit që e kemi peshkuar mirë tetë vitet e shkuara , një pjesë e ke pasuruar, një pjesë e ke graduar, një pjesë e ke grepuar, e ke përdorur, e ke hedhur kundër opozitës, e ke hedhur kundër ndryshimit, kundër proceseve demokratike që në fund të fundit çfarë janë?!

Janë mënyra e një shoqërie për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Pa kaluar në përplasje sociale. Atë pjesë të llumit Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur ta pastrojmë deri në fund. Sado të subvencionosh ti oligarkët dhe mediat e kapura apo të kundërtën. Sakrifica e demokratëve në emër të shqiptarëve nuk do të shkojë kotë. Masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të mbajë gjatë. Vendosmëria ime është e pakthyeshme!” – tha Basha.



6 Comments

  1. Keto qe the o z.Basha jane shume shume te verteta . Edhe pse pisllikun , maskarrallikun , vjedhjen , padrejtesine ….. e shume te tjera i gjati ine i ka çuar ne piedestal , per hire te se vertetes duhet thene se keshtu eshte vepruar per tridhjete vite rresht . Ne na duhet zgjidhja perfundimtare qe mos ta pesojme me nga cilido krah qe te qeverise dhe jo te degjojme te njejten muzike e te shohim te njejtin film dhe ne fund asgje nuk ndryshon dhe asnje nuk e peson .
    Ju vetem llomotisni , nderakuzoheni , krekoseni perballe njeri – tjetrit , beni moral virgjereshash edhe pse faktikisht jeni konkubina dhe ne fund populli varferohet nga dita ne dite . E keni çuar vendin ne zgrip dhe Shqiptaret i keni detyryar te marrin dhene . Nuk na duhen fjalet e mira na interesojne veprat e thjeshta .

    1. Ai qe thua ti pleh,do tju shkerrmoqe monstra !Ti duhet te jesh pleh,padiskutim pleh !
      Ku ishte me pare basha apo merrej me kafshime !!!!Hahahahahahahahaha

      1. te qift saliu deri ne vdekje ty dhe farefisin tend. ju enverista sahilista (se thjesht keni ndrru baben) jeni rraca me e qelbur dhe problemi me i madh i kambit. ju vemje suflake, njerez krimba dhe pa opinion personal qe po tu thot enveri/saliu qiuni ne byth mbani rradh kush te qihet i pari, jeni fara me e ndyr e ketij kombi. po jeni far ne zhdukje, mjafton te shofesh foltoret tuaj per te kutuar se cfar shtrese te shoqeris perfaqsni ju 80-leksha injorant e fodull

        1. tamam thjeshte kan nderruar babe, kshu ishin eneristat e djeshem si salinistat e sotem, fare e keqe qe nuk i shqitet ketij populli

  2. Menyra e vetme per te fituar Zoti Basha eshte te fitosh zemra, dhe ju sot keni fituar zemra njerezish pa fund duke dale hapur kunder Edi kucedres se pangopur te korrupsionit me stratosferik ne Shqiperi, kunder Sali kriminelit dhe Ilir matrapazit! Be strong, we are with you now <3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *