• |
ide | kryesore

Çfarë do të ndodh me Alec Baldwin, flet policia

-Instant, Paparazzi, Slider



Zyrtarë policorë në Santa Fe kanë deklaruar se është ende herët që të ngrihen akuza në lidhje me vrasjen aksidentale të drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve për filmin “Rust”.
Policia e Shtetit ku po zhvilloheshin xhirimet e filmit, ka mbajtur të mërkurën një konferencë për media ku ka folur lidhur me ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë, në xhirimet që po kryheshin në Neë Mexico.

“Mendoj se faktet janë të qarta, një armë po mbahej nga Baldëin. Arma ishte funksionale dhe gjuajti duke lënë të vrarë Huchinsin, dhe të plagosur Souzan”, ka thënë sherifi i Qarkut, Adam Mendoza.
Ai ka thënë se mbetet e paqartë se perse kishte edhe municion tjetër në setin e xhirimit, duke thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte.

“Tani për tani do ta përcaktojmë se përse ato ishin aty, sepse nuk do të duhej të ishin”, ka thënë Mendoza.
Ai tha se autoritetet kanë gjetur rreth 600 prova në lidhje me hetimin, duke përfshirë tre armë zjarri dhe 500 fishekë municionesh.
“Natyrisht, mendoj se industria ka pasur një rekord kohët e fundit sa i përket të qenit i sigurt. Mendoj se kishte pak vetëkënaqësi në këtë grup dhe mendoj se ka disa çështje sigurie që duhen adresuar nga industria dhe ndoshta nga shteti i Neë Mexicos”, ka shtuar Mendoza.
Sipas tij, dy persona të tjerë e kanë mbajtur armën që la të vdekur Hutchinsin, para se atë ta mbante Baldëin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *