• |
ide | kryesore

E dinte që nuk duhej udhëtuar, gjendet fajtori për vdekjen e Emiliano Salas: dënohet urdhëruesi i fluturimit

-Instant, Sport



Sipërmarrësi që kishte organizuar fluturimin e avionit në të cilin humbi jetën futbollisti argjentinas Emiliano Sala, u dënua për pakujdesi, për rrezikimin e sigurisë së avionit, një Blue Piper, i cili u rrëzua në tokë në janar 2019, duke vrarë edhe pilotin. David Henderson, 67 vjeç, u shpall fajtor sot nga juria e Gjykatës së Cardiff Crown, dhe do të mësojë vetëm më 12 nëntor masën e dënimit që do të vuajë.

Në të kaluarën Henderson kishte pranuar se kishte autorizuar fluturimin edhe pse ishte në dijeni se piloti përgjegjës, David Ibbotson, nuk kishte përvojën, por mbi të gjitha autorizimet e nevojshme për transportin ajror të civilëve.

Ishte 21 janar 2019 kur avioni në të cilin ishte ngjitur Sala u zhduk papritur nga radari. Sulmuesi argjentinas, djalë i prindërve italianë, po kalonte Kanalin e La Manche për të arritur në klubin e tij të ri: Cardiff. Avioni privat, i cili u ngrit nga Nantes, nuk e përshkoi kurrë itinerarin. Avioni u identifikua më 4 shkurt, por në kabinë ishte vetëm trupi i lojtarit, ndërsa trupi i pilotit nuk u gjet kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *