• |
ide | kryesore

“Gërdeci”/ Pas vendimit të GJKKO-së, dosja për Fatmir Mediun kalon në SPAK

-Instant, Lajme, Të fundit
Gërdeci



Dosja për hetimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kaluar në SPAK. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit. Tashmë SPAK duhet të veprojë duke regjistruar hetimin, për të vendosur nëse do kryejë hetime shpesë apo do e çojë çështjen në gjykim themeli. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Kjo lëvizje e SPAK erdhi pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në datën 24 shtator 2021 ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e ‘Gërdecit’. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së thuhej se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.



1 Comment

  1. Ne burg do shkoje ky plehra qe se voton as gruaja e vet dhe ka 30 vjet qe vjedh duke patur poste ministrore ne kurriz te PDse,drejtesia vonon por nuk harron…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *