• |
ide | kryesore

I dehur, 37-vjeçari me motor përplaset me barrierën mbrojtëse në Përmet

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar me iniciale D.Ç. është arrestuar nga policia në Përmet pasi duke drejtuar një motor pa leje drejtimi është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Në momentin e kryerjes së testit të alkoolit, 37-vjeçari ka rezultuar se ishte nën efektin e alkoolit.

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në Përmet, pasi duke drejtuar një motoçikletë pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi, është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës në aksin rrugor Çarshovë – Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Badlonjës”.

Nga kontrolli me alkool-test i kryer ka rezultuar se drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *