• |
ide | kryesore

Pirro Dhima feston ditën e JO-së greke, krah nënës së Kacifas në Bularat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare që mbrojti ngjyrat e flamurit grek duke marrë disa medalje të arta olimpike Piro Dhima ditën e sotme është shfaqur në krah të prindërve të Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Sot grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë.

Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangje Dule, Tavo, etj.

Pasi mbaroi ceremonia në varrezat e ushtarëve, përfaqësuesit grekë ishin te varri i Konstantinos Kacifas ku vendosën lule.

Më pas u zhvendosën në meshën e mbajtur në Bularat. Mes shumë figurave që ishin të pranishëm në meshë ishte edhe vetë Piro Dhima, që shfaqet pranë nënës së Kacias.

Në 1 tetor Piro Dhima humbi nënën e cila jetonte e vetme dhe u gjet e vdekur nga fqinjët në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë.



16 Comments

  1. Ska faj pirroja
    E kanë fain politikanët tanë legena
    Që për kolltukun e bythes se tyre e bene Shqipërinë kashte e koqe.
    Në fillim pranuan janulllen
    Germuan.varrezat mblodhen ke gjetën.dhe i dhane tokë për varreza pastaj erdhën kallogrete donin kishe të qanin
    E pate malin e Zi 500 mijë banorë janë gjysmën e tokës e kane tonen dhe dolën protestuan kundër kishës serbe
    Së keta ortodoksët (greke e serb)e kane kështu bëjnë kishe e thonë është toka jone.

    1. Ke te drejte o katnar, por fajin nuk e kane greket shoviniste, por e kemi vete qe lejuam sumçat tane te shitur per pushtet tu japin toke e det. Mire tna i bejme, biles jane treguar te kursyer me ne.

        1. Se votojme e paguajme taksa dhe shteti shqipetar duhet te mbroje interesat tona ne vend qe Presidenti ti dergoje Dhimes pershendetje e ngushellime. Nuk zgjidhet me protesta se nuk jemi ne pushtim. Shteti eshte i yni (ashtu parashikohet)..

  2. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.

    Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin.

    Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”Nje shqipekare si pirro dhima dhe nje shpellkare si salih karaxhic berisha

  3. ‘Me origjine sgqiptare’?!?!?!?!
    Kush eshte ky Pirdho Dhimja?
    Dika shqip dhe eshte me origjine shqiptare? Ky hale bizantine?!

      1. Ore ti mire ben qe nevrikosesh, por “dita e OXI: eshte dita kur Greqia i tha jo Musolinit ne 1940, e nuk ka lidhje me turqit. @Namyti Ne jemi vete bizantine. Perandoria Bizantine shtrihej ne te gjithe Shqiperine e sotme. Eshte nder te jesh prejardhes i bizantineve ndryshe je sllav ose barbar turk.. kjo ishte zgjedhja..He djale i mire mos fol qesim me letrat e Enverit, lexo e studjo!

  4. E kujt i plasi trapi per kete Pirro bq? Mediat nuk duhet ti bejne lajme ketij mutit dhe keshtu na lene rehat edhe neve.

  5. Duhet te jemi realiste quna:
    Kishat kane qene ne ballkane ketu e 1800 vjet, xhamite tuaja erdhe 500 vjet me pare me turkun.
    Ndarja e kishave katolike me ortodoske fillon diku mbi durres dhe ngjitet lart.
    Edhe nje gje tjeter: ajo cupa e le penit kishte te drejte: ne fushekosove popullsia shqiptare zbriti kur iken serbet edhe erdhen turqit.
    Po si pelqeu nuk eshte faji im historine nuk e kam shkruajtu as une e as te parte tuaj qe bridhin per placke pas ushtrive te sulltanit.

    1. Ik ore bole kanari. Qe kishat kan qen para turqve e pranoj dhe une qe jam mysliman, por qe te thuash se shqiptaret erdhen mbasi iken serbet kjo eshte injorance nga ti.Ik lexo dhe meso ndonje gje dhe mos trego budalleqe se qesh bota me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *