• |
ide | kryesore

Protesta për çmimet e karburantit, nesër do të bllokohet autostrada Tiranë – Durrës (ORARI)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit.

Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e premte në orën 13:00 do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.

“Protestë! Fike makinën!” thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të gazit e cila në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.



4 Comments

  1. duhet ta bejne dhe ne mes te Tiranes kete qe te ndalet kafsheria e betonizimit. Perdorimi makines ne tr eshte bere i pamundur . Rruga e Dibres eshte fabrike smogu dhe kanceri !

    1. Po agallaret ate duan, kte qe thua ti, qe vetem ata te kevizin me nakina, zgjepsit ti heqin qafe, a me cmime a me taksa.

  2. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.

    Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin.

    Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”O popull protesta behet mos të blejne karburant asnje perdorues makinash per nje jave dhe nuk ka nevoje të bllokojne rruget

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *