• |
ide | kryesore

Thellohet çarja e opozitës/ Basha sulmon Metën dhe barazon Berishën me Ramën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shpotisë së vazhdueshme të Edi Ramës në parlament, herë kur i përmend Foltoren, herë kur përmend Berishën, herë kur i kërkon të distancohet nga fjalori i ashpër dhe të jetë origjinal e kanë ngacmuar Lulzim Bashën, që për të dytën seancë radhazi ka dalë mbi fjalimet monotone debateve parlamentare. Në përgjigje të kunjave të kryeministrit, kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi për herë të parë Ilir Metën, por edhe barazoi Berishën me Ramën.

Basha i vuri të tre në të njëjtin kamp, Berishën, Metën dhe Ramën duke i quajtur “trekëndëshi i Bermudës”, të tre me të njëjtin hall sipas tij.

“E ke hallin ti te Partia Demokratike? Ke hall ti se sa demokratë mbledh unë? Të ka marre malli ty? Thuaje më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në Foltore zotëri ose fillo Foltoren tënde. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre, nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat as të Sali Berishës, as të Ilir Metës. As të atyre qe iu rrinë nga mbrapa ju. Ti të paktën dil hapur! Mos u fshi. A do ta plotësojnë demokratët ty deshirën të na kthesh pas? Të jesh i sigurt që jo, s’kanë për të ta plotësuar” tha Basha, duke folur me vetësiguri kundër Ramës, që siç tha më pas, vinte nga fitorja që kishte arritur në vitin 2011 për Bashkinë e Tiranës.

Mua do më kesh përballë, jo Sali Berishen, unë që të munda në 2011 dhe ta mbusha gropën e Hajdin Sejdisë, ta zhduka parfumin Sejdia nga qendra e Tiranës dhe aty doli pastaj që nuk ishte bashki, por ishte bankomat. Ti e di vetë ku u arratise 3 jave, deri sa more veten për t’u rikthyer e di dhe une se ca miq i ke ti, por ca miq i kam edhe unë. Nëse të dukem i fortë është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë” tha Basha.

Deklaratat i hedhin benzinë zjarrit të polemikave që ka përfshirë opozitën pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Më herët, Presidenti Ilir Meta e ka shfaqur hapur simpatinë, me të cilën e sheh Foltoren e Sali Berishës.

“Zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë, është si vera. Sa më shumë kohë që kalon aq më shumë tërheqës bëhet. Aq më shumë demokrat bëhet” u shpreh ai së fundmi në lidhje me lëvizjen që Berisha ka nisur brenda Partisë Demokratike.

Në  të njëjtën kohë, qasja e Metës ndaj Ramës ka ndryshuar në mënyrë drastike, krahasuar me periudhën para zgjedhjeve. Pas rezultatit të 25 Prillit, ai nuk përsërit më akuzat e forta ndaj Ramës, dekretoi qetësisht qeverinë e re dhe së fundi dha pëlqimin për qindra miliona euro borxh që mori qeveria.

Kur parlamenti i ri u konstituua, marrëdhëniet mes PD dhe LSI ishin të ngrira. Me deputetët që kishte në dispozicion, Monika Kryemadhi nuk krijoi dot një grup parlamentar. LSI la të kuptohet se nuk pati asnjë kërkesë për ndihmë drejtuar PD-së. PD nuk pati asnjë nismë për të ndihmuar LSI-në.

Ndërsa iu mohua fjala në kuvend, sepse po fliste Rama dhe Basha, numri dy i LSI-së, Petrit Vasili e quajti debatin mes tyre një “tango”.

“Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo lloj tangoje politike, që ka kohë të tjera për t’u bërë?” u shpreh Vasili. Pas një rezultati katastrofal në 25 Prill, për LSI kanë humbur edhe privilegjet që të jep pasja e një grupi parlamentar./Lapsi.al



27 Comments

  1. C’mendojne shoqet ambasadore per kete diversion agjitativ?

    A ka ikur topi nga fusha e “zotit Llulli’?

    1. Po ta kanë thanë o Namut. Ditë të zeza kanë për tu pa sytë. Thuaja dhe Gëlbazës.
      Byreku me gjizë ka maru. Gjiza asht thartu.

    1. Shume e vertet keta Jane 4 horra kriminela hajdute poshte Edi Rama Erdogani Turku hajduti Sali Vrasi ilir hajduti dhe Lulzim hajduti

  2. “Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.

    Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin.

    Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”

  3. Nje personazh i Hygoit dhe nje personazh i Dikensit jane shkrire ne nje ne personin e Lulzim

    Bashes, e konkretisht Guinpleni tek “Njeriu qe qesh” dhe Uriah Heep tek “Davis koperfild”

    ne forme eshte nje Guinplen qe e ka te stampuar nje qeshje te pavetdishme dhe idiote por ne

    permbajtje eshte nje Uriah Hepp i vertete.

  4. Nje udheheqes i zgjuar kur eshte ne veshtiresi bene aleanca per te kompensuar pjesen e tij me te dobet . Me ke aleat mendon se do fitoje ky idiot nuk di ta them. Por me duket se e ka kuptuar qe i ka oret e numeruara prandaj edhe flet perçart . Duket si nje qen i terbuar ne grahmat e fundit .

    1. Rilindas idiot dikur ne kohen e dulles baba jot e qonte gruan tek sekretari i byros partis se I jepte urdher partia o idegjeneruar rilindas mos u get se qar ka qi I gjati e ka bere ministre kushedi mos I vjen radha edhe gruas apo motres tende prandaj quhet parti socialiste se ne partine socialiste kolektivizojne dhe grate

  5. Ruhuni se u cau lepri ,Lyli osht ba trim ka kalitur briskun qe t’u rruaj topet te treve.Mortja thuaj kur ben si trim dhe Lyli.

  6. – pergjigje nga zyra kryeministrore ne Surrel –

    Ta kam thene vete publikisht,
    e po ta perseris prap or djale,
    qe une tok me Sale e me Mete,
    nga verra e Ramizit kemi dale,
    eshte kaq e thjeshte kjo per ta kuptuar,
    pa qene nevoja askush qe te jet i zgjuar,
    me Sale e Mete pra une kete milet,
    dua ta mbaj akoma…dhe nja 30 vjet!

  7. Administrata Biden mbështet “Ballkanin e Hapur”: U besojmë tre udhëheqësve. Nisma do të krijojë edhe lëvizje politike

  8. “U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën(e ngatërron me Xhafajn, vellai i te cilit ishte i denuar ne IKtali per trafik droge”, deklaroi Berisha.

    Jo vetëm që nuk u kujtua vetë ta korrigjojë, por askush nuk guxoi t’ia kujtojë për një korrigjim të tillë.

  9. Eshte e ciuditshme. si ka mundesi qe publiku nuk deshiron ta degjoje e as ta mesoje te verteteten . Kush mund ta vetetoje te kunderten e asaj se Berisha, Rama e Meta e mbajne peng shtetin , demokracine, KORRUPSIONIN ,HAJNINE dhe integrimin.

  10. nuk krahasohet Edi Ram me Sali maloku o cecene Saliu eshte kriminel ,hajdut,agjent serb,dhe nje bythqire mullaresh Edi Rama eshte personalitet

  11. Sa te trash jan disa kur thon se duhet te hap krah ky apo Ai politilan. Zoteri pushtetin nuk e fal askush. Askush nuk mund ta marre pushtetin te servirur ne pijat, por duhet te fitohet.

  12. Ka haruar Basha qe fushata elektorale kunder Rames ka mbaruar dhe zgjedhjet i fitoi Rama dhe qe Rama eshte ne pushtet te pakten deri ne 2025. Apo i ben keto deklarata qe Saliu dhe Basha i kane thene me mijra here per konsum brenda Partise. Ne vend qe te meren me gjera themelore per popullin sic jane ritja e mireqenies, punesimi, ritja e cmimeve, etj vazhdojne te na thone te njejtat batuta dhe akuza per te njemijten here

  13. Rama ne pushtet deri ne 2025? Do shohim sa do ta shtyje dot me breket ne koke si callme dhe me “krizen energjitike” ne goje kolapsin ekonomiko-financiar tashme te plote me Borxhin Publik katastrofe.

  14. Berisha i vetmi opozitar 9 vite gabimi i Sals ishte kete pune duhet ta kishte ber 3 vite perpara megjithate me mire vone se kurr

  15. me kujtohet luli kur “qante” hallet tona ne 4 raste ????
    1)Marreveshja e detit(min i jashtem)
    2)rruga e kombit(min i transporteve)
    3)ngjarjet e bulevardit(min i brendshem)
    4)kryetar bashkie 4 vjet(vetem rrugen e kosovareve beri)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *