• |
ide | kryesore

U merrte para studentëve për provimet, SPAK kërkon tre vite burg për pedagogun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria Speciale SPAK, mbyll hetimet dhe kërkon 3 vite burg për Alket Dinon, pedagogun e Universiteit “Fan Noli” të Korçës. Dino u arrestua në shtator 2020 pasi u merrte para studentëve për t’i kaluar në provime.

Pedagogu i arrestuar akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Pedagogu Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi u kapën në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kishin përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët.

SPAK kishte regjistruar procedim penal për Alket Dinon dhe sekserin e tij dhe mbrëmjen e 28 shtatorit 2020 i arrestoi të dy në kushtet e flagrancës. Edhe Gjykata e Posaçme në masën paraprake të sigurisë, i la ata në burg.

“Bëhet fjalë për një student i cili ka pasur një provim të mbetur. Prokuroria ka kryer veprime të simuluara me Xhevahir Dervishin nëpërmjet një agjenti të infiltruar. Në momentin e arrestimit Dino nuk ka pasur asnjë prej kartmomedhave që u përdorën për veprimin simulues. Një pjesë e lekëve janë gjetur te Dervishi, një pjesë nuk janë gjetur”, tregoi avokati i pedagogut pas arrestimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *