• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas 33-vjeçaren

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se 22-vjeçari B.D., ka aksidentuar 33-vjeçaren K.B., e cila ishte duke lëvizur me biçikletë.

33-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar  shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar  me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *