• |
ide | kryesore

Arrestohet reperi Fero dhe truproja e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik, Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se bashkë me truprojën e tij ka sulmuar producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, saktësisht në studion e reperit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshë të​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Më pas rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *