• |
ide | kryesore

Berat/ U vihet zjarri mbeturinave por flakët përhapen e djegin 3 hektarë të parcelës me ullinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët. Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit dhe më pas janë favorizuar nga era duke u përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrëfikëse flakët e mëdha janë lokalizuar shpejt, ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të reja. Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat.

Dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *