• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 28 të infektuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga dje janë regjistruar 28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Krahasuar me një ditë më parë ku ishin 16 raste me COVID-19, vërehet rritje e numrit të infektimeve.

Nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 25 pacientë. Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave.

“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *