Një rast i dhunës ndaj bluzave të bardha ka ndodhur së fundmi në Fier.
Një mjeke pneumologe dhe një infermiere janë dhunuar në mjediset e poliklinikës së specialiteteve në Fier, gjatë orari të tyre të punës. Mësohet se mjekja E.M. dhe infermierja E.Sh. kanë qenë gjatë orarit të vizitave, kur në mjediset e poliklinikës, dhe pikërisht në dhomën e mjekut ka hyrë 28-vjeçarja Viola Selimaj e cila ka kërkuar të kryej vizitën pa plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, për nënën e saj.
Në këtë kohë mjekja dhe infermierja kanë kërkuar që 28-vjeçarja të bënte më parë të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të kryer ekzaminimin e së ëmës, e më pas të kthehej.
Një fakt i tillë mesa duket nuk i ka pëlqyer 28-vjeçares, sipas raportimit të news 24, e cila ka nisur fillimisht të bërtasë e të kërkoj me ngulm kryerjen e vizitës për të ëmën. Duke hasur në këmbënguljen e bluzave të bardha për të respektuar ligjin dhe rregullat e vendosura, 28-vjecarja i ka goditur ato me shkelma e grushte e më pas është larguar nga mjediset e poliklinikës.
Fill pas kësaj është njoftuar edhe policia e Fierit, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetases Viola Selimaj, 28 vjeçe, banuese në Levan, e cila për motive të dobëta ka goditur shtetaset Erjola Minjo dhe Erinda Shuli, mjeke dhe infermiere në poliklinikën e Fierit.
Mjere populli
Qeverriu per cdo sherbim edhe pse bazik kerkon detaje private te tuat te cilat i arkivon online per me kontrollu popullaten. Qoftshin cerdhe shkolla der ne vaksinim antikovid.
Ta refuzon sherbimin bazik po s’i dhe te dhenat personale sic i duan ata. Nje karte identiteti nuk ju mjafton se duan gjithcka.
Ashtu cimentojne themelet e perandorise rama e linda basha.
Kjo vajze e re po arrestohet se refuzoi te jape te dhenat personale.
Te dhenat tona perandori rama i shet ne biznese inteligjence qe i kontrakton per interes te vet nen petkun e Partise Socialiste (sic kontraktoi biznesin psh qe jepte “PiSit” makina superluksoze me qera.
Te dhenat tona shiten ne biznese inteligjence qe nje vend si izraeli i ofron me shumice
Per ta paguan i shfrenuar perandori.
Mjere populli. Shkoi per vizite te doktori dhe e arrestuan.
Po pret -smundja-te besh -procedurat-ti moj shurre muti.Vizitoje nje here ,percakto diagnozen-jepi mjekimin ,pastaj mbush dekumentacionin .Ta ka bere mire keshtu e doni ju monstra.