• |
ide | kryesore

Durrsaku kap vetë hajdutin e motorit, policia e liron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasditen e 5 Tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorin përpara dyqanit të tij. Por, ai ka gjetur vetë hajdutin pasi hapi kamerat e sigurisë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që ka siguruar “Stop”, duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorit, Korrado Mile, pasi zbret nga një triçikël i afrohet biznesit përballë motorit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz.

Islam Haka bëri kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan, Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë. Më pas u ndal në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë hajdutit të motorit Korrado Mile. E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë.

“Në orën 16:20 më vidhet motori. I hipën motorit ai zotëria dhe e shtyn me këmbë se çelësa nuk kishte. Kaloi nga këtu iku drejt. Motorin e kisha blerë 2 milionë Lekë. Njoftoj policinë.

Punonjësi i policisë erdhi, qëndroi në dispozicion, qëndruam 3 orë, u detyrova hapa kamerat direkt , edhe më doli një çeçen, një hajdut specialist, një fytyrë e bukur. Ky duhet të jetë afgan, tha.

Ishte me dikë tjetër, zbriti nga një triçikël këtu ai. Ja çova pamjet policisë dhe të nesërmen deri sa e kam gjetur s’kam lënë Kavajë, Elbasan, Nishtulla, Fushë-Krujë deri sa e gjeta. Policia nuk pyeti. Korrado Mile quhej ky. E kapa për krahu. 5 herë nuk më ndihmoi fare salla operative në Tiranë, nisëm një patrullë, erdhi, prit edhe gjysmë ore thanë se ne jemi duke shkuar diku tjetër, po njofto sallën prapë ti, tha.

Kur shkova në Komisariatin Nr.6 aty ishte djalë fisnik, Herman Haka, e falenderoj sepse m’u gjend dhe më qetësoi. Ik e qetë, tha, sepse ne do e kapim.

Forcat e Komisariatit Nr.6 të Tiranës e kapën Korrado Milen dhe e transferuan te Policia e Durrësit, aty ku ka ndodhur edhe vepra penale” – rrefeu Saka.

Por këtu ndodh edhe e papritura.

“Shkoj në mëngjes unë, i hyj shefit të krimeve dhe oficeres, atë e prunë tha por ne e kemi lëshuar. Motorin 2 milionë Lekë e ka shitur 60 mijë Lekë. Nuk e mban mend ai.

Pra, Policia e Durrësit e mbajti të ndaluar disa orë hajdutin e motorit dhe më vonë e la të lirë. Pronari i motorit thotë se Korrado e ka shitur motorin por nuk e mban mend kujt ia ka shitur” – tha Saka.

Ndërkohë, pronari i motorit, Islam Saka e konsideron të papranueshme që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *