• |
ide | kryesore

Gjenden eshtra njerëzish në bazën e KFOR në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbetje mortore janë gjetur sot në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella.

Ai tha se mbetjet njerëzore janë gjetur gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, – ka thënë Minutella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *