• |
ide | kryesore

Gjiknuri në udhëtime misterioze me bosët e inceneratorëve? Ish-ministri çon çështjen në gjykatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Damian Gjiknuri paditi për shpifje Gazment Bardhin, i cili akuzon ish-ministrin se ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorëve, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të “mafies së plehrave”. 

Lexo më tej: 

Inceneratorët që po djegin propagandistët e PS-së

“Ky nuk ka patur fatin e keq të bëjë aksident me Mirel Mërtirin si Arben Ahmetaj, por rezulton se ka udhëtuar 15 herë me përfituesit kryesorë të incineratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ja ku janë të gjitha datat. Udhëtime me avion, makinë, anije, jaht, madje edhe charter. Prej ditës së parë në pushtet, kanë udhëtuar bashkë, kanë planifikuar bashkë dhe kanë miratuar që borxhin e marrë në emër të shqiptarëve ta çojnë tek incineratorët, fillimisht në Elbasan, me kontratën e vitit 2014.

Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve”, deklaroi Bardhi ndërsa tregonte dokumentin.

Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në Facebook, Damian Gjiknuri bën me dije se ka paditur për shpifje sekretarin e Pergjithshëm të PD. Sipas tij për hir të transparencës ndaj opinionit publik i është drejtuar zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Ai mohon të ketë pasur një udhëtim charter.

“Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit. Nën presionin e “Foltores”, duket qartë se Gazi i Lulit dhe Luli i Gazit e kanë nxjerrë në shitje partinë si shpifësa me pagesë, gjobvënësa ekonomik e politik, duke ju vetofruar blerësit më të parë. Gaztori i Lulit të gjejë avokatin dhe bëjë gati mbrojtjen në gjykatë!” – shkruan mes të tjerash Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Në fund, Gjiknuri i këshillon Bardhit të heqë dorë nga mandati i deputetit për shpifjet që nxjerr nga goja. ©Lapsi.al 



3 Comments

  1. Administrata Biden mbështet “Ballkanin e Hapur”: U besojmë tre udhëheqësve. Nisma do të krijojë edhe lëvizje politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *