• |
ide | kryesore

Korçë/ Makina me shpejtësi shtyp studenten, e plagosura në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë ka përplasur një studente pranë Universitetit Fan Noli, në Korçë. Studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë. Ajo u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *