• |
ide | kryesore

Pas shumë diskutimesh PS dhe PD bien dakord për rregulloren e Komisionit Hetimor, votohet po ashtu sekretari

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 4 mbledhjesh miratohet me konsensus rregullorja e brendshme e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në orën 10:00 të ditës së sotme ka nisur mbledhja e Komisionit me pjesëmarrjen e anëtarëve demokratë dhe ata socialistë. Klevis Xhoxhi, anëtar socialist i Komisioni Hetimor është zgjedhur sekretar i Komisionit. Emri i tij është propozuar nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu.

Me disa ndryshime të vogla, rregullorja mori mbështetje unanime dhe u votua nen për nen nga anëtarët e Komisionit teksa kryetari Enkelejd Alibeaj lexoi rregulloren e plotë. Ndërkohë pas propozimit të deputetes socialiste Blerina Gjylameti u vendos që mbledhjet e këtij komisioni të thirren gjithmonë në orën 17:00, kjo edhe për shkak të axhendës së ngjeshur të Kuvendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *