• |
ide | kryesore

Paul McCartney refuzon të japë autografe: Ata e dinë tashmë se kush jam

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Paul McCartney  ka treguar së fundmi arsyet pse nuk dëshiron më të japë autografe.

Në një intervistë të fundit me “Reader’s Digest” , Paul zbuloi se nuk i pëlqen më të bëjë selfie apo të firmosë autografe për fansat, sepse i duket shumë e çuditshme, pasi të gjithë e dinë se kush është ai. Ai pohoi se është i lumtur të flasë me fansat, por nuk e kupton pse njerëzit kanë nevojë për autografin e tij.”Ajo që keni zakonisht është një foto me një sfond të dobët dhe unë dukem paksa i mjerë. Le të bisedojmë, le të shkëmbejmë histori”, u shpreh këngëtari. McCartney do të publikojë një libër me komente mbi tekstet e këngëve të tij muajin e ardhshëm, të redaktuar nga poeti irlandez Paul Muldoon, që përfshin edhe këngët të shkruara për “The Beatles”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *