• |
ide | kryesore

Rama bën gati një “ministri” për Ilir Beqjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili në mandatin e parë qeverisës të Edi Ramës ishte arkitekti i koncensioneve milionëshe në këtë sektor, nuk do të mbetet pa gjë as në mandatin e tretë. Jashtë Kuvendit sepse nuk fitoi dot mandatin e deputetit në Shkodër, por pritet që të jetë në krye të një agjencie të re, e cila u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Është fjala për Agjencinë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj. Deri më tani nuk është publikuar vendimi për miratimin e kësaj agjencie të re, e cila është e dyta pas asaj për Mediat dhe Informacionin. Burimet i thanë Lapsi.al se kandidati më i mundshëm për t’u vënë në krye të kësaj agjencie është ai i Ilir Beqjes, edhe pse zyrtarizimi nuk është bërë ende. Miratimi i agjencisë së re ku do të përqëndrohen të gjitha fondet prej donatorëve dhe ndihmës së huaj, përfshi këtu edhe ato që vijnë prej Bashkimit Europian në kuadër të procesit të integrimit, ishte parashikuar të bëhej që në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”.

Por projekti u kundërshtua nga strukturat e Delegacionit të BE-së në Tiranë, të cilat dolën kundër centralizimit të kësaj mbështetje në një dorë të vetme. Për nga rëndësia dhe buxheti agjencia është gati si një ministri e re. Me sa duket javë pas jave gjërat nisën të lëviznin dhe ndoshta u gjet një dakordësi mes qeverisë shqiptare dhe BE-së. Krijimi i Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Ndihmës së Huaj u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku çuditërisht nuk pati dalje të ministrave për të komunikuar vendimet siç është bërë si ritual në nisje të këtij mandati të tretë qeverisës të socialistëve.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Per Beqen dhe beqet e tjera te ngushta Rama eshte gati te shpike agjensi me emra qesharake, te tilla si agjensia e Mirembajtjes Urbane Turistike Infrastrukturore…. pra agjensia MUTI!!

  2. Opo qija ropt ketij vend . Centalizo gjithçka , aq sa edhe qoftlargu te kete zili .
    Grusht bashkuar rreth partise per ti bere nonen mu ne verre popullit idiot shqiptar.

  3. Me te vjedhe edhe beqe debili!?
    2 zgjidhje ka. Ky vend si e ka nisur do te shkrihet ose do te shkepet. Te dyten e pelqejne shume sekti lgbtq alias beqja. Kelyshi debil i partise. Mortja si nuk ju ha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *